LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kercenimi per Kusari-Lilen, grate deputete dalin ne mbeshtetje

29 Shtator 2015, 15:20, Kosova & Bota CNA

Deliu në emër të Grupit të Grave Deputete ka kërkuar marrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e kryetares së vetme femër të një komune në Kosovë.

Ajo edhe ka inkurajuar Kusari-Lilën që të mos ndikohet nga këto akte qyqare por të vazhdojë ta përmbush punën e saj për të cilën e ka marrë besim.

Ky është reagimi i deputetes Blerta Deliu-Kodra: 

Si kryetare e Grupit të Grave Deputete, ndihem thellësisht e prekur me marrjen e lajmit se kryetarja e Gjakovës, znj Mimoza Kusari Lila, është në shënjestër të kërcënimeve serioze për jetën e saj, andaj kërkoj marrjen e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe integritetit të saj.

GGD, inkurajon Kryetaren Kusari Lila, që mos të ndikohet nga kërcënimet qyqare, por të vazhdojë me kryerjen e obligimeve për të cilat ka marr besimin e qytetarëve.

GGD, dënon çfarëdo forme të presionit, frikësimit apo shantazhit që tentohet të bëhet me qëllim të dekurajimit të grave që të angazhohen në poste të rëndësishme drejtuese .

GGD gjithmonë do të angazhohet fuqishëm që Kosova të jetë vend i sigurt ku sundon rendi dhe ligji.

Lajmet e fundit nga