LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e energjisë/ Arrestohen 7 persona, 8 të tjerë ne kërkim

28 Shtator 2015, 08:03, Aktualitet CNA

Gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin, ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së,  për ?Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike?.

Gjatë  periudhës 21.09.2015 deri më 27.09.2015, në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 80  grupe të përbashkëta  Polici ? OSHEE.  Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 5 .056 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  30  raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  30   autorë.

Nga këta,  janë arrestuar në flagrancë  7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim 8 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 15 persona.

 Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 1. 759 lidhje të abonentëve debitorë dhe 30 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 97 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

 

Lajmet e fundit nga