LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita ne komisionin e Shendetesie: ligji i ri rrezikon jeten e shqiptareve

28 Shtator 2015, 14:10, Politikë CNA

Nëse ligji i propozuar nga qeveria për ?barnat dhe sherbimin farmceutik? do të miratohet në Kuvend, kjo do të cënonte jetën e qytetarëve shqiptarë. Ky ishte pretendimi i ngritur sot nga deputetët e opozitës në Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Propozimi i qeverisë kërkon të heqë kriterin e vendosur në ligjin aktual, i cili përcakton se për tregtim autorizohen “barnat e prodhuara ne vendet e Ballkanit vetëm kur kanë marre autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e BE”.

Ndërkohë që në ligjin e ri qeveria heq kriterin “e rregjistrimit ne vendet BE”, duke vënë në rrezik sigurinë e shtetasve shqiptarë dhe për këtë arsye, deputetët demokratë kërkuan shqyrtimin e projektligjit edhe në Komisionin e  Sigurisë. Sipas kryetares së komisionit, deputetja Alaban Vokshi tha se ndryshimi i ligjit ka frymë klienteliste dhe rrezikon rëndë cilësinë e sigurisë së medikamenteve që hyjnë në vendin tonë.

?Ndryshimi ligjor duhet të sanksiononte mekanizmat e kontrollit, certifikimit dhe monitorimit, si për medikamentet e prodhuara në vend, ashtu dhe për ato të importuara jashtë vendeve të referimit. Cilësia e medikamenteve në vend, duhet të jetë ajo e vendeve të BE?,tha deputetja Vokshi.

Sipas deputetëve të opozitës nje hap i tillë i njëanshëm do të hiqte dhe një nga barrierat e fundit të sigurise shëndetësore të mbetura ende në fuqi.

Lajmet e fundit nga