LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njerëzit ju gjykojnë bazuar në këto 7 gjëra

28 Shtator 2015, 12:27, Kuriozitete CNA

Që nga momenti i parë që e takoni dikë, doni të dini kush është ai dhe çfarë përfaqëson. Kështu që ju menjëherë kërkoni te një njeri kualitete si sinqeriteti, mirësia dhe inteligjenca. Gjykime të tilla të karakterit mund të jenë shumë të mira kur vije puna te marrja e vendimeve të rëndësishme, të kesh një lidhje romantike, të punësoni dikë apo të pranoni një punë. Bazuar në këto gjëra, njerëzit e gjykojnë personalitetin tuaj dhe e determinojnë se kush jeni dhe cili s?mund të jeni.

Shkrimi juaj

Sipas një studimi, mënyra se si një person shkruan dhe madhësia e shkrimit të tij, mund të tregojë shumë gjëra për një njeri. Sipas studimit i cili është kryer nga National Pen Company, është zbuluar se njerëzit që kanë shkrim të imtë dhe të vogël janë të prirur të jenë më të turpshëm, ndërsa ata që kanë shkronja të mëdha, kërkojnë më shumë vëmendje. Kurse, ata që e shtypin shumë lapsin gjatë të shkruarit, janë shumë të ndjeshëm.

Ngjyra e preferuar

Sipas një artikulli në revistën Psychology Today, ngjyra më e shpeshtë e rrobave tuaja thotë shumë për ju. Njerëzit që vishen në të zeza janë më të ndjeshëm, artistë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, kurse ata që e pëlqejnë të kuqen janë shumë të gjallë, e jetojnë jetën në maksimum dhe janë shumë këmbëngulës në qëllimet e tyre. Njerëzit që e duan të gjelbërtën janë besnikë dhe të dashur, kurse ata që parapëlqejnë të bardhën janë shumë të organizuar dhe logjikë. E për ata që të preferuarën e kanë të kaltrën, psikologjia thotë se janë stabilë, senzitivë dhe kanë konsideratë ndaj të tjerëve.

Ngrënia e thonjve

Përsëritja e sjelljeve të caktuara mund të thotë shumë për personalitetin tuaj. Se si trupi juaj reagon ndaj situatave të ndryshme, qoftë kapja e flokëve, apo ngrënia e thonjve apo e lëkurës rreth tyre, tregon se jeni i padurueshëm, i frustruar i mërzitur dhe i pakënaqur. Studimet thonë se ata që i hanë thonjtë apo lëkurën rreth tyre, pretendojnë të jenë perfeksionistë, e po ashtu kjo sjellje është tregues i nervozes së madhe.

Këpucët tuaja

Sipas psikologëve mund ta gjykosh karakterin e një personi vetëm me t?ju hedhur një sy këpucëve tuaja. Sipas studiuesit Omri Gillath na Universiteti i Kansasit, kur ekzaminohet çmimi, stili dhe ngjyra, mund të dish 90% nga karakteristikat personale të një personi ose të ardhurat e tij, orientimin politik dhe moshën.

Jo më kot thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Sytë mund të thonë shumë për ju, e tregojnë atë që ndjeni apo atë se çfarë po mendoni e madje edhe nëse jeni besnik apo tradhtar. Sipas studimeve, njerëzit me sy të kaltër janë më të prirur që të jenë të alkoolizuar se ata që kanë sy më të errët.

Përpikëria

Se sa jeni herët apo vonë në një takim mund të krijojë përshtypje shumë të rëndësishme për ju, qoftë negative apo pozitive. Të qenit vonë në një takim, do të thotë se do të krijohet përshtypje negative për atë se çfarë jeni ju, kurse nëse shkoni herët ose me kohë do të thotë se ju e respektoni kohën e dikujt tjetër dhe jeni të organizuar.,

Shtrëngimi i duarve

Është zbuluar se ata që kanë shtrëngim të fortë të duarve kanë më shumë vetëbesim dhe reflektojnë një karakter të foto. Njerëzit e tillë janë shpërthyes, i shprehin shumë emocionet e tyre dhe nuk janë të qetë. Kurse në anën tjetër, njerëzve me shtrëngim të dobët duarsh, u mungon vetëbesimi dhe gjithmonë e kërkojnë një rrugë për tu larguar nga sfidat.

20:56 Kuriozitete

18 fakte per mjekrren

Rritja e mjekrës është ndoshta gjëja më e mirë që një mashku...

Lajmet e fundit nga