LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI kunder koalicionit PS-PD: rikthim ne '97

28 Shtator 2015, 15:50, Politikë CNA

Ideja që qarkullon prej kohësh në medi, por thuhet edhe nën zë nga politikanë të ndryshëm, për një koalicion mes PD-së dhe PS-së, kundërshtohet hapur nga LSI-ja. Të paktën këtë le të kuptohet nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, i cili thotë se një bashkëqeverisje PD-PS do t?i sjellë vendit shumë dëme. Për këtë ai kujton ngjarjet e vitit 1997.

?Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë?, deklaroi Manjani në një intervistë për Shqiptarja.com

Nënkryetari i LSI-së pranon ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, por thekson se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.

?Personazhet që janë sot në lojë nga drejtuesi i DIA-s, apo ky tjetri që thotë më kanë kërcënuar. Janë të njëjtat persona si në çështjen e Durim Bamit. Kanë dhe një mllef ndaj Ilir Metës?, tha Manjani.

Njësoj si Ilir Meta, edhe Manjani këmbënguli që hetimi për CEZ të jetë i gjerë, duke përfshirë që nga privatizimi e deri tek mbyllja e marrëveshjes me çekët

Lajmet e fundit nga