LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Efektet e mandarinës

28 Shtator 2015, 19:30, Lifestyle CNA

Mandarina është një ndër frutat më të pëlqyer nga njerëzit kjo për shkak të shijes së saj. Mandarina është e pasur me vitaminë C, që është mbrojtës i shëndetin në vjeshtë dhe dimër, kur ballafaqohemi me ftohje dhe grip, e është shumë interesante edhe informata që mandarinat përmbajnë më shumë vitamina C sesa portokalli. Gjithashtu mandarina duke qenë pjesë e familjes së agrumeve, përmban një numër të madhe të materieve kimike, që ndihmojnë në mbrojtjen prej këtyre sëmundjeve. Një mandarinë që peshon rreth 110 gramë përmban rreth 32 miligramë vitamina C, që është gjysma e sasisë së sugjeruar për nevojat ditore. Vitamina C luan rol të rëndësishëm në sintezën e kolagjenit dhe elastinës në trupin tonë. Kolagjeni dhe elastina janë proteina që janë pjesë përbërëse e lëkurës tonë, muskujve dhe indeve tjera lidhëse. Të pasura me vitamina A dhe acid folik, kalium, kalcium, magnezi, bakër dhe hekur. Mbrojnë nga mbipesha, diabeti dhe arteroskleroza.

Lajmet e fundit nga