LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkohej për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet në Romë

27 Shtator 2015, 13:40, Kronika CNA

Policia e Romës në Itali ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Përmes një komunikate zyrtare për mediat, policia e Romës informon se ?në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 26 shtatorit ka arrestuar shqiptarin M.A, 35-vjeç, i kërkuar nga policia shqiptare që në vitin 2012 me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike?. Në nëntor të vitit 2012 gjatë një kontrolli të kryer nga policia lokale në qytetin e Vlorës, shqiptari M.A ndalohet në flangrancë në zotërimin e një gomone ku ndodheshin 37 çanta të mbushura me rreth 1 ton e 125 kg marijuanë si dhë një armë e tipit kallshnikov. Arrestimi i tij u krye në lagjen periferike Borghesiana të Romës, pas një kontrolli të patrullave të policisë që gjatë natës kontrollojnë territorin. Shqiptari M.A udhëtonte në automjetin tip ?Ford Fiesta? së bashku me dy shqiptarë të tjerë, të cilët janë ende në kërkim. Për momentin shqiptari ndodhet në burgun Rebibbia të Romës në pritje të kërkesës për ekstradim drejt Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga