LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos i thuaj fëmijës vdeksha unë për ty

26 Shtator 2015, 15:29, Kuriozitete CNA

“Vdeksha unë për djalin apo vajzën”! Këtë shprehje, që e përdorim vënd e pa vënd, për të treguar sa shumë i duam fëmijët, le ta lemë mënjanë, pasi e vetmja gjë, që bën kjo shprehje, është ajo, që shton pasigurinë. Fëmija ka nevojë për shumë siguri dhe siguria nuk krijohet me shprehje të tilla. Kur fëmija dëgjon një deklaratë të tillë nga i rrituri, bëhet konfuz. E para, i deklarohet një gjë e pa mundur, asnjeri nuk mund të marrë vdekjen e tjetrit, përveçse në raste ekstreme, kur mbron me trup. Por kjo nuk është një situatë e përditëshme, prandaj nuk duhet përmëndur. Në të përditshmen gjithsecili jeton vetëm jetën e tij. E dyta, i tregohet se i rrituri flet pa i menduar gjërat dhe pa marrë në konsideratë fëmijën. Pa menduar se si e perjeton fëmija atë, që dëgjon nga i rrituri. Pa menduar, që i rrituri është modeli, e vërteta dhe mbështetja, për fëmijën, në rrugën e vështirë të rritjes.

Lajmet e fundit nga