Connect with Us

Çfarë nuk duhet të bëni në instagram?

Teknologji

Çfarë nuk duhet të bëni në instagram?

Publikuar

-

Instagrami zë tashmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë, por në të vërtetë ka disa gjërat të cilat absolutisht nuk duhen bërë. Sigurisht nëse nuk dëshironi të tregoheni të bezdisshëm dhe qesharakë në sytë e të tjerëve.

Koha e lirë
Instagrami është tashmë i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë.
Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për gjeneratën tonë, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen. Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme që disa përdorues i bëjnë kur përdorin këtë rrjet social.

Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë
Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto nëInstagram! Më mirë hapni një dyqan rrobash dhe një faqe Instagrami të posaçme për to apo jo!

Dëshmimi i çdo ngjarjeje në çift
Një foto romantike për përvjetorin tuaj është diçka vërtet e bukur, por mbushja e këtij rrjeti social me fotot e çdo dite të të fejuarit tuaj mund të bëhet e tepruar dhe tepër ngacmuese.

Fotografimi i çdo pjate që konsumoni
Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë tjetër, për të tjerët është irrituese dhe persekutuese.

Bërja e 15 selfie-ve në ditë
Që selfie-t janë një lloj sëmundje kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.

Postimi i fotove me detaje nga shkolla
Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse sesa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë. Po kështu, edhe qëndrimet gjatë orëve të mësimit, madje së bashku edhe me mësuesit, shoqet dhe shokët e shkollës.

LEXO EDHE:  Kylie Jenner “ngre temperaturat” në rrjet/ Shfaqet më seksi se kurrë

Publikimi i fotove të shtirura spontanisht
Askush nuk do ta besonte se miku juaj është aq i mirë sa të fiksojë nga aparati apo celulari buzëqeshjen tuaj spontane, me flokët “rastësisht” të rregulluar në mënyrë të atillë saqë duken perfekt. Për të mos folur pastaj për vënien në evidencë të unazës!

Abuzimi me #ThrowbackFriday
“Regresi i së premtes” (#ThrowbackFriday) është një iniciativë simpatike për të postuar foto të kujtimeve të rinisë së shkuar, por nuk jeni të detyruar që të postoni ato të vitit 1990 për t’u bërë medoemos pjesë e këtij trendi.

Gënjeshtra #Nofilter
Ndjekësit e Instagram nuk janë të verbër për të mos dalluar nëse keni përdorur apo jo filtra (efekte) në një foto të caktuar. Ndaj nëse vendosni #nofilter në një foto tuajën sigurohuni mirë që të mos gënjeni.

Postimi i fotove të njëjta
Dakord, edhe nëse jeni me pushime, kjo nuk ju autorizon të publikoni 20 foto të këmbëve tuaja mbi shtrat apo pranë detit, po kështu edhe dorën tuaj, e cila mban një pije përballë horizontit.

Postimi i fotove jo të vërteta
Askush nuk do t’ju besojë kurrë se po pini lëng limoni me çantën Chanel të vendosur përsosmërish për të treguar një vend të caktuar apo sandalet e reja si të vendosura rastësisht nën të njëjtën kornizë, kur në fakt ju nuk e keni mundësinë e një kushti të tillë dhe kur të tjerët e dinë shumë mirë këtë gjë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

“Pro” dhe “Kundër”/ Twitter po teston reagime të reja

Publikuar

-

Nga

Twitter po punon për reagime të reja, pozitive dhe negative, të cilat shoqërohen me “retweet” dhe mundësi përgjigjeje.

Ndërkohë është konfirmuar që tipari po testohet për një grup të vogël përdoruesish në iOS.

Kompania tha që përdoruesit e iOS mund të shohin votat “po” dhe “jo” në disa stile të ndryshme (shigjeta lart dhe poshtë, ikona të shigjetave të zemrës dhe ikona të gishtit lart dhe poshtë) dhe të provojnë tiparin për të “kuptuar llojet e përgjigjeve që përdoruesit duan të gjejnë në vargjet përkatëse “.

LEXO EDHE:  Kylie Jenner “ngre temperaturat” në rrjet/ Shfaqet më seksi se kurrë

LEXO EDHE:  Kylie Jenner “ngre temperaturat” në rrjet/ Shfaqet më seksi se kurrë

Edhe pse Twitter nuk ka njoftuar nëse planifikon ta bëjë votimin “pro” dhe “kundër” një tipar të përhershëm, është e qartë se kjo është diçka që ne tashmë do të jemi qenë në gjendje të shohim në forume të internetit. Kompania tha se aktualisht këto opsione nuk janë publike dhe se tani për tani nuk do të ndikojë në renditjen e tweets./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

WhatsApp vjen me një dizanj të ri në iPhone

Publikuar

-

Nga

WhatsApp vjen me një dizanj të ri në iPhone

WhatsApp po teston ndryshimin e ri në telefonat iPhone. Dizanji i aplikaciont do të ndryshojë tërësisht, duke e bërë atë më tërheqës dhe më me shumë opsione.

Ky ndyshim u zbulua nga WABetaInfo , e cila zbërthen versionet e provave të WhatsApp për veçori ose ndryshime të reja.

Gjithashtu përditësimi do të bëjë më të lehtë hyrjen në thirrjet në grup që shumë shpejt do të aktivizohen në aplikacion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Mark Zuckerberg dëshiron ta kthejë Facebook-un në “Metaverse”/ Një vizion që përfshin të gjithë industrinë

Publikuar

-

Nga

Mark Zuckerberg dëshiron ta kthejë Facebook-un në “Metaverse”/ Një vizion që përfshin të gjithë industrinë

Në një intervistë të re të enjten, Mark Zuckerberg tha se gjatë pesë viteve të ardhshme, ai dëshiron që njerëzit të mendojnë për Facebook jo si një kompani e mediave sociale, por një kompani ‘metaverse’, e ngjashme me një mjedis virtual ku njerëzit mund të punojnë dhe të luajnë për të shumicën e 24 orëve të tyre pa lënë shtëpinë e tyre.

Pra, çfarë është saktësisht metaverse?

Siç e përshkruan Zuckerberg, është një ‘vizion’ që përfshin të gjithë industrinë e teknologjisë, duke e quajtur atë pasardhës të internetit celular.

Metaverse është një mjedis i ngjashëm me OASIS në Ready Player One. Në thelb, është një mjedis i ngjashëm me OASIS në romanin e Ernest Cline dhe filmin me reklama Warner Bros, Ready Player One.

OASIS imagjinar, krijuar nga një personazh i ngjashëm me Zuckerberg ose Steve Jobs me emrin James Halliday, lejon njerëzit, duke përfshirë protagonistin e romanit, Wade Watts, të vendosin një kufje dhe të hyjnë në një botë virtuale ku ata mund të jenë dikush ose të bëjnë ndonjë gjë, të gjitha nga komoditeti i shtëpisë së tyre.

Me sa duket Zuckerberg dëshiron që divizioni Oculus i kompanisë të ndërtojë kufjet e lartpërmendura.

Përdoruesit mund të krijojnë avatarë, përfshirë personazhe të njohur të filmave, siç është Gjigandi i Hekurt, kështu që ata janë në gjendje të duken si gjithçka që dëshirojnë që nga koha kur zgjohen deri në kohën kur shkojnë per te fjetur.

LEXO EDHE:  Kylie Jenner “ngre temperaturat” në rrjet/ Shfaqet më seksi se kurrë

LEXO EDHE:  “Çmendet" Gashi/ Publikon foton nga tualeti

Ata mund të shkojnë në botë të largëta për udhëtime ngjitje në shkëmb me Batman, të vizitojnë vendet e largëta që kurrë nuk mund t’i përballojnë në jetën reale ose të bëhen miqtë më të mirë me njerëz që nuk kanë takuar kurrë në jetën reale.

Sidoqoftë, CEO i Facebook thotë se vizioni i tij për të cilin ai ka punuar për disa muaj,  jo vetëm që do të arrinte në realitetin virtual, por edhe realitetin e shtuar, kompjuterat, pajisjet mobile dhe tastierat e lojërave gjithashtu. New York Times kohët e fundit detajoi disa zona ku ‘metaverse’ tashmë ka filluar të zhvilloeht, duke përfshirë Animal Crossing të njohur të Nintendo, ose video lojëra të tilla si Roblox dhe Fortnite, të gjitha këto mund të luhen në pajisje të lëvizshme dhe konzola lojërash.

Vizioni i Zuckerberg është që të gjitha pajisjet e lartpërmendura kombinohen në një ‘mjedis të vazhdueshëm, sinkron ku mund të jemi së bashku’, duke rezultuar në një ‘hibrid’ midis platformave të sotme të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter dhe një ambienti ku mund të ‘jesh’ i pranishëm, edhe nëse nuk jeni fizikisht atje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE