Connect with Us

Migrantët nga Ballkani 99% pa asnjë shans azili në Gjermani

Aktualitet

Migrantët nga Ballkani 99% pa asnjë shans azili në Gjermani

Publikuar

-

Kërkesat për azil nga emigrantët nga Ballkani Perëndimor kryesisht refuzohen në Gjermani. Në të ardhmen situata do të përkeqësohet dhe kthimet e detyruara do të bëhen edhe më të shpejta.

Më shumë se 40 për qind e të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani vijnë nga njerëz nga Ballkani Perëndimor, kryesiht prej emigrantëve nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) është autoriteti i vetëm, që vendos, nëse këto kërkesa për azil pranohen. Rregullat për këtë i përcakton Konventa e Gjenevës, Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese për procedurat e azilit. Ato janë forcuar në Gjermani vitet e fundit.

Vlerësimi i Ballkanit Perëndimor

Kështu Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina konsiderohen tani të ashtuquajtura “vende të sigurta të origjinës”, në të cilat sipas situatës aktuale ligjore nuk ekziston asnjë rrezik i persekutimit politik, apo i dhunës johumane dhe nuk mbizotërojnë rrethana, që të pengonin kthimin e azilkërkuesve në këto vende. Sipas planeve të qeverisë gjermane statsuion vendi i sigurtë origjine do ta marrë edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Këto vende kërkojnë bashkëpunimin me BE-në dhe sipas ministrit të Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, është e vështirë të trajtohen si shtete, që persekutojnë shtetasit. Përveç kësaj këto vende kanë kërkuar vetë në konferencën e Ballkanit Perëndimor në gusht nga qeveria gjermane, që të klasifikohen si vende të sigurta origjine. Arsyeja: me valën e fundit të refugjatëve këto shtete humbasin shumë të rinj, kryesisht për motive ekonomike.

Infografik Anerkennungsquoten von Asylanträgen in Deutschland EnglischKuotat e pranimit të kërkesave për azil në Gjermani

Arsyet e refuzimit

Varfëria apo pakënaqësia politike në bazë të Konventës së Gjenevës për Refugjatët nuk vlejnë si arsye për azil. Por emigrantët nga Ballkani Perëndimor shpesh nuk mund të parashtojnë arsye të tjera të besueshme për të kërkuar azil, shpjegon BAMF. Kështu shumica e kërkesave refuzohen si “të pabaza”. Gjykatat administrative nuk kanë hapësirë veprimi as në rastet e ankimeve kundër vendimeve. Për këtë arsye kuotat e njohjes së azilit për emigrantët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të papërfillshme në krahasim me aplikimet e miratuara për azil nga refugjatët, që vinjnë nga vendet e tjera.

Pak arsye për shpresë

Edhe pse organizatat për të drejtat e njeriut dhe të refugjatëve theksojnë vazhdimisht përsekutimin e romëve në shumë vende të Ballkanit, numri i procedurave të azilit të refuzuara tregon se ky grup tek vendimmarrësit në Gjermani në shumicën e rasteve rrallë vlerësohet si i kërcënuar.
Alexander Thal nga Këshilli i Refugjatëve në Bavari supozon se presioni politik për shkak të numrit të madh të refugjatëve është aq i madh, saqë kërkesat nuk shqyrtohen më vërtetë thellësisht. Për këtë flasin atdhesimet, që kryhen, megjithëse në mesin e tyre ka raste të vështira sociale ende në shqyrtim. Rezistencë e madhe nga opozita politike nuk duhet të pritet. Edhe kryeministri i një landi nga partia e të Gjelbërve i mbështeti ndryshimet e fundit në ligjin për azilin.

Masa të mëtejshme

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë po e intensifikon punën. Forca të specializuara po fokusohen në shqyrtimin e të gjitha kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor. 1000 punonjës shtesë i janë premtuar BAMF-së nga Ministria e Punëve të Brendshme. Landi i Bavarisë ka ngritur tashmë kampe pranimi vetëm për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në Manching dhe në Bamberg. Azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor mbeten aty dhe nuk shpërndahen në komuna.

Avantazhet e këtyre kampeve i përshkruan një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bavareze: “Ne i kemi rrugët të shkurtra”. Azilkërkuesit mund t’i gjesh dhe mund të flasësh me to menjëherë, vendimmarrësit ndodhen aty në vend. Në kampe azilkërkesit do të furnizohen kryesisht me përfitime në natyrë, atyre nuk do t’u jepen të holla. Paratë e xhepit do t’u paguhen vetëm për kohëzgjatjen e qëndrimit në kamp. Kjo kohë po shkurtohet tani. Sipas zëdhënësit koha e shqyrtimit prej datës së kërkesës për azil deri në komunikimin e një vendimi të padiskutueshëm është reduktuar në katër deri në gjashtë javë.

Shpeshtohen dëbimet

Kthimi me detyrim i emigrantëve të refuzuar nga Ballkani Perëndimor bëhet me avionë disa herë gjatë javës. Të kthyerit rrezikohen që të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet e fluturimit. Kjo gjë ka ndodhur tashmë shpesh, shpjegon zëdhënësi. Për më tepër që nga 1 gushti ekziston mundësia që azilkërkuesve t’u jepet ndalim rihyrjeje dhe ndalim qëndrimi në të gjithë zonën Shengen. Si rezultat i të gjitha këtyre masave dhe i sinjaleve të qarta politike, numri i të ardhurve të rinj nga Ballkani Perëndimor po bie në mënyrë të konsiderueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Publikuar

-

Nga

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

11 vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ish-deputeti i ndjerë i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.

Gazetari Elton Qyno tha mbrëmjen e sotme se vrasja e tij thuajse është zbardhur, madje zbuloi edhe motivin e ekzekutimit.

Qyno tha se autori është në Roskovec dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për punë morali, por këto deklarata janë përballur me kundërshtinë e deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Qefalia debatoi ashpër me gazetarin, pasi pretendon se këto janë thashetheme të pabazuara.

Debati i plotë në studion e “Repolitix”:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.



Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

LEXO EDHE:  Gjermani/Shtohet pritshmëria për rritje të lartë ekonomike

LEXO EDHE:  Otto von Bismarku, “kancelari i hekurt” i Gjermanisë

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative.

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar.

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit sulmojnë kalimtarët/ Plagosen  12 persona 

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit sulmojnë kalimtarët/ Plagosen  12 persona 

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Publikuar

-

Nga

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje Kievit që t’i hetojë të gjitha krimet kundër gazetarëve.

Ukraina shënoi të mërkurën 20-vjetorin e ditës kur gazetari i shquar, Heorhiy Gongadze, është zhdukur dhe më vonë është gjetur i vdekur.

“Sot, ne përkujtojmë Heorhiy Gongadzen, një gazetar i guximshëm, i cili është vrarë në kërkim të së vërtetës. Asnjë anëtar i shtypit nuk duhet të kërcënohet, sulmohet ose arrestohet për punën e tij ose të saj. Krimet ndaj gazetarëve duhet të hetohen plotësisht dhe menjëherë, në mënyrë që kryesit e tyre të mbahen përgjegjës. Mediat e pavarura janë një pjesë e rëndësishme e demokracive të suksesshme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Ukrainë.

Gongadze, i cili ka ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë politik, është rrëmbyer më 16 shtator të vitit 2000.

Trupi i tij i prerë është gjetur më vonë në një pyll, jashtë kryeqytetit ukrainas.

LEXO EDHE:  Otto von Bismarku, “kancelari i hekurt” i Gjermanisë

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit sulmojnë kalimtarët/ Plagosen  12 persona 

Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, është akuzuar për përfshirje në vrasje, bazuar në disa audio-regjistrime të bëra fshehurazi në zyrën e tij.



Prokurorët e kanë akuzuar Kuchmën në vitin 2011, por një gjykatë më vonë i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Në vitin 2008, tre ish-oficerë policorë janë dënuar me burgime të gjata për vrasjen e Gongadzes.

Pastaj, në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gongadzes.

Hetuesit kanë thënë atëbotë se ish-ministri i Brendshëm, Yuriy Kravchenko – i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij afër Kievit, më 2005, dhe vdekja e të cilit është cilësuar si vetëvrasje – ka urdhëruar vrasjen e Gongadzes.

Familjarët e Gongadzes, megjithatë, kanë thënë se besojnë se autorët e vërtetë të krimit nuk janë identifikuar ende./rel

LEXO TE PLOTE