LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyqani refuzon riparimin e televizorit të prishur nga “miza e Zotit”

24 Shtator 2015, 13:30, Kuriozitete CNA

Dyqani i famshëm britanik i pajisjeve elektrike ?Currys? ka refuzuar të riparojë një televizor 65-inç pasi ishte thyer nga një mizë dhe ka thënë se kjo është ?vepër e Zotit?. Chris Chamney, 22-vjeçar, nga Cosby i Leicestershire, pagoi 800 funta për LG TV gjatë Vitit të Ri, por javën e kaluar televizori u bllokua, raporton Daily Mail. Ai kontaktoi me ?Currys?, por dyqani në Fosse Park, Liecester, refuzoi riparimin pa pagesë, duke sqaruar se miza ishte futur prapa në televizor. Dyqani i kishte thënë Chamneyt se problemi ishte shkaktuar nga një ?vepër e Zotit? dhe këto probleme nuk mund të riparonte pa pagesë. Riparimi do t?i kushtojë 95 funte. ?Telefonova shërbimin teknik, të cilët më thanë se nuk mund ta riparonin ndërsa unë i pyeta përse?. ?Unë i telefonova përsëri dhe më thanë se në televizor ishte futur një mizë dhe kishte prishur pixelat në ekran. Ata më thanë se kjo është vepër e Zotit dhe do t?i kushtonte 95 funte?, ka thënë Chamney.

09:47 Kuriozitete

Breshkë me dy koka

Një fermer është shokuar kur një breshkë me dy koka lindi në...

Lajmet e fundit nga