LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia, qytetareve: Mos sulmoni kryeministrin Mustafa

23 Shtator 2015, 14:12, Kosova & Bota CNA

Sot në orët e hershme polica ka parandaluar një sulm ndaj eskortës së kryeministrit Mustafa ndërsa ka njoftuar se dy të dyshuar kanë lënë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të përpunuara që shërbejnë për shpuarjen e gomave, ndaljen me dhunë të automjeteve, e të cilat paraqesin rrezik të lartë për vet eskortën, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik duke përfshirë edhe këmbësoret, si dhe është gjetur edhe një telefon celular.

?Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në veprime dhe aktivitete të tilla kriminale si dhe të mos përdorin mjete të rrezikshme të kundërligjshme, sepse përdorimi i mjeteve të tilla është e ndaluar me ligj, në të kundërtën Policia e Kosovës do të merr masa ligjore, ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin?, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

?Gjatë intervenimit për ta parandaluar këtë incident është lënduar një zyrtar policor, ndërsa sa i përket eskortës se Kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa problem?.

Lajmet e fundit nga