LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja Rama-Meta/ Sherri në bazë dhe në qendër

22 Shtator 2015, 12:29, Aktualitet CNA

Përplasja Rama-Meta po kthehet në një sherrnajë në bazën e koalicionit. Askush tani nuk mund ta mohojë përplasjen e tyre. Koalicioni në shumë hallka të tij nuk funksionon. Në qendër nuk mjaftojnë vaksinat e Monikës dhe Taulant Ballës. Në bazë ka mjaft problem dhe përplasje. Rama dhe Meta komunikojnë gjithnë e më pak. Problemet sa vijnë dhe shtohen. LSI sapo ka qejf mbetje me PS shkon e bashkon votat me PD. Raste të tillë kemi në Shkodër, Kelcyrë, Gjirokastër dhe shumë bashki të tjera.

Por jo vetëm në bazë, edhe në qendër konflikti qëndron i ndezur. LSI mban qëndrime kundër qeverisë, përpiqet që çdo kosto ta kalojë tek Edi Rama. Ligji i arsimit të lartë, lufta ndaj informalitetit, taksat ndaj biznesit dhe shumë veprime të LSI-së e kanë nxjerë këtë të fundit thuajse në opozitë me qeverinë në disa raste. Inati i zgjedhjeve lokale për humbjen në Kukës, Pogradës dhe Lezhë endë si ka dalë Ilir Metës. Por edhe arrestimet e policisë, kudo korrupsioni luftohet kundër zyrtarëve të kësaj partie të cilët janë me dhjetra pas hekurave të burgjeve. Prangat i tunden Ilir Metës në fytyrë, këto kohë. Por ky i fundit nuk i trembet dhe daljes në opozitë, ai e artikulon i sigurt gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë Edi Rama ka filluar menjëherë riorganizimin e partisë. Atij në zgjedhjet lokale i mungonin 200 mijë vota. PS ka filluar punën në bazë. Ngritja e LSI me gati 100 mijë vota dhe rënia e PS-së me dyfishin e tyre është sirenë alarmi. Reformat antipopullore dhanë një shenjë jo të vogël në zgjedhjet lokale, loja e mëtejshme e LSI-së nuk i garanton stabilitet Ramës në qeverisjë, ai gjithë kohës qëndron peng i ?pasioneve? të Metës.

Lëvizjet në bazë nuk janë vetëm një sinjal që PS është në alarm për votat e saj por edhe një masë gadishmëri për zgjedhje të parakohëshme në rast se Meta tërhiqet nga qeveria, dicka që po artikulohet çdo ditë dhe më shumë. Tërheqja duket e vështirë, por problemet sa vijnë dhe thellohen./citynews.al

Lajmet e fundit nga