Connect with Us

Kosovë, Veseli ndërpret përfundimisht seancën plenare

Kosova & Rajoni

Kosovë, Veseli ndërpret përfundimisht seancën plenare

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli vendos të mos e mbajë më seancën plenare, pas bllokimit të radhës nga opozita. Ai bëri thirrje për dialog politik për të zhbllokuar situatën.

Ndërkohë, jashtë Selisë së Kuvendit janë mbledhur aktivistë të forcave opozitare, të thirrur në mbrojtje të deputetëve. Thirrja ishte bërë me arsyetimin, se kishin informacione që policia do të ndërhynte për të larguar deputetët.

Jashtë në shesh, zëvendëskryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi deklaroi se, paralajmërimi i Veselit për nxjerrjen e deputetëve ka bërë që të protestohet dhe se do të kundërshtohet me të gjitha forcat një gjë e tillë.

LEXO EDHE:  Ish-presidenti pret zyrtarët e Kosovës/ Gjithëpërfshirja në dialogun me Serbinë, e domosdoshme

Ahmet Isufi, nga AAK-ja, tha se nuk do të ndalen, deri sa të tërhiqen marrëveshjet, ose deri në rrëzimin e qeverisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, pas kërkesës së tij për votëbesim. Për Qeverinë votuan 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërsa opozita e bojkotoi votimin.

Paraprakisht, Zaev tha se e ka paraqitur kërkesën pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”, tha të mërkurën para deputetëve kryeministri Zoran Zaev.

Votëbesimi u bë pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

“Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta. Dështimet janë evidente, andaj edhe duhet të përballeni me argumentet tona dhe jo të ikni nga përballja me to”, tha kryetari i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Sot votohet paketa e ligjeve në Kuvend

LEXO EDHE:  Ish-presidenti pret zyrtarët e Kosovës/ Gjithëpërfshirja në dialogun me Serbinë, e domosdoshme

Edhe opozita shqiptare drejtoi kritika ndaj Zaevit për propozimin që votëbesimi i Qeverisë të bëhet pa debat.

“Qeveria tenton t’i fshehë dështimit në çdo lëmi të jetës: dështimet në arsim, shëndetësi, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për protestë. Për këtë them se opozita duhet të dëgjohet për punën e Qeverisë. Kjo është kopje e asaj që ka ndodhur në regjimin e kaluar”, tha Skënder Rexhepi nga koalicioni opozitar shqiptar.

Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut që nga 31 gushti, 2020, pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.

Partia e tij është në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe disa parti më të vogla./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Stuhi tërmetesh” në rajon/ Sizmiologët të shqetësuar pas lëkundjeve në Greqi

Publikuar

-

Nga

“Stuhi tërmetesh” në rajon/ Sizmiologët të shqetësuar pas lëkundjeve në Greqi

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Kjo ka shktuar mjaft shqetësim edhe tek sizmiologët. Sizmilogu turk Prof. Dr. Hasan Sozbilir është shprehur se gjithë rajoni ynë tashmë ka filluar të përballet brenda një kohe të shkurtër me tërmete që janë intensitet 6 ose mbi 6 të shkallës Rihter dhe kjo nuk është aspak e rastësishme.

Sipas tij, rajoni është nën një presion të madh dhe ky është shkaku pse ka tërmete të fuqishme. Ai përmendi tërmetin e Izmirit pak muaj më parë që shkaktoi më shumë se 50 viktima, ndërsa është tërmeti i sotëm në Larisa është pjesë e kësaj serie lëkundjesh.

“Ka disa muaj që zona po përballet me tërmete të fuqishëm. Fillimisht pllakat tektonike u thyen në ishullin Samos (përballë Izmirit), tani në Larisa dhe ka shumë gjasa që në rajon të përballemi sërish me tërmete të kësaj force në muajt në vijim”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Studiuesit e Universitetit të Torinos bëjnë zbulimin e rëndësishëm/ Çfarë e bllokon koronavirusin

LEXO EDHE:  Ish-presidenti pret zyrtarët e Kosovës/ Gjithëpërfshirja në dialogun me Serbinë, e domosdoshme

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve kusht i Bashës për rikthimin në parlament

LEXO EDHE:  Mesila Doda: Policia e frikësuar ndaj krimit, arrogante me qytetarët.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE