Connect with Us

Ekonomia, bie neni i masave anti informalitet

Ekonomi

Ekonomia, bie neni i masave anti informalitet

Publikuar

-

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi nenin që i jepte të drejtën blerësve të largohen pa paguar nëse shitësi nuk u lëshon faturën apo kuponin tatimor. Neni, i cili është pjesë e draftit të ri për procedurat tatimore, u kundërshtua fillimisht nga deputetët e opozitës.

Ridvan Bode, deputet i PD: Raportet dhe marrëdhëniet mes individëve për konflikte pronësore dhe pasurore, janë në përputhje me Kodin Civil. Çfarë janë këto kinezërira?

Anastas Angjeli, deputet i PS-së: Nëse ne mund të rregullojmë një drejtim të një të drejte në sensin pozitiv, ta denoncojë apo ku di unë…por jo që t’i themi mos paguaj. Kështu krijojmë precedentin e mospagimit.

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë: Megjithë qëllimet e shprehura nga ju, siç e shikoni ky komision nuk ka vullnetin ta mbështesë këtë pikë.

Një tjetër pikë kundërshtuese e draftit është ajo që u jep të drejtën disa kompanive audituese të certifikojnë bilancet e bizneseve për efekt të pagimit të taksave.

Florian Mima, deputet i PD: Për çfarë ishte hartuar Anderseni? Nuk ishte një nga më të mëdhatë në botë dhe çoi në gropë të zezë 300 e ca miliardë kursime dhe investime të amerikanëve. Një nga të katërta ishte. Ju thoni që po ta dhanë firmën këto, shkoni se unë nuk ju prek me dorë. Hiqni dorë nga kjo se është marrëzi.

Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: I kemi dhënë të drejtën një subjekti që certifikohet të përfshihet në elementët me risk të ulët, por nëse për arsye të caktuara në menaxhimin e riskut të tatimeve, një subjekt del me risk, absolutisht do të marr të drejtën që jo vetëm të kontrolloj biznesin, por edhe kompaninë që e ka audituar.

LEXO EDHE:  Aksidentet rrugore/ Dëm prej 1.5 për qind të GDP-së në ekonomi

Por, neni më i debatuar është ai që dhjetëfishon gjobat dhe sekuestron mallrat e pashoqëruara me faturë apo për të cilat nuk lëshohet kupon.

Sherefedin Shehu, deputet i PD-së: Kemi dënim të trefishtë. E para 10 milionë lekë gjobë, e dyta konfiskim të gjithë sasisë së mallit dhe e treta rivlerësim tatimor. 3 penalitete për një shkelje, e para dhe e dyta, nuk ka lidhje fare me dëmin e shkaktuar.

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë: Ju thoni që po i merr frymën. Nuk po i marr frymën, po i themi që të rrijë i ligjshëm, 100 milionë, konfiksim dhe rivlerësim tatimor, patjetër.

Drafti i ri i procedurave rrit fort masat shtrënguese ndaj evazionit fiskal. Disa pika të tij kanë shkaktuar skepticizëm edhe brenda vetë maxhorancës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Prag zgjedhor/ Klodian Tomorri zbardh shifrat e rritjes ekonomike

Publikuar

-

Nga

Kryeministri qe peruron banesat private

Klodian Tomorri, gazetari që njihet si kritik ndaj Qeverisë, ka deklaruar se ekonomia po jep shenja të qarta rigjallërimi.

Sipas të njëjtit të ardhurat buxhetore në Mars ishin përtej edhe pritshmërive më optimiste. Pas shtrëngimit një vjeçar, me sa duket bizneset kanë filluar të investojnë, ndërsa ritmi i TVSH-së sinjalizon që edhe konsumi i popullatës ka nisur të rikuperohet shpejt.

“Tatim fitimi për tremujorin, me gjithë efektin e kësteve të prapambetura, tregon se çuditërisht bizneset nuk paskan qenë edhe kaq keq vitin e kaluar, ndërsa surpriza më e madhe duken të ardhurat nga kontributet.

Mbi 11 përqind më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore, krahasuar me tremujorin normal të dy viteve më parë, janë sinjal inkurajues për punësimin, megjithëse këtu mund të jetë edhe efekti i rindërtimit”, shprehet Tomorri.

Më tej gazetari Klodian Tomorri deklaron se  ecuria e të ardhurave në dy javët e para të këtij muaji në Tatime dhe Dogana, sugjerojnë se Prilli mund të shënojë rekord.

LEXO EDHE:  Konfindustria: Lufta ndaj informalitetit jo me fushata

LEXO EDHE:  REL: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri, i pamjaftueshëm

“Këtë muaj, më shumë gjasa doganat mund të kërcejnë 20 përqind mbi planin e të ardhurave për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të importeve. Njerëzit kanë filluar të blejn♪7. Është e qartë se ekonomia ka filluar të xhirojë dhe fort.

Më shumë mundësi rritja ekonomike, përjashto ndonjë valë tjetër të madhe pandemie dhe përjashto ndonjë trazirë në zgjedhje, do të kërcejë edhe mbi 5 përqind këtë vit. Të gjithë indikatorët paraprake sugjerojnë në atë drejtim.

Për fatin e keq të Qeverisë dhe për fatin e mirë të opozitës, zgjedhjet janë pas 10 ditësh. Se po të ishin nja dy tremujore më pas, zgjedhjet do të ishin në një mjedis ekonomik totalisht tjetër”, shprehet më tej Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

E ardhmja e Euros është e pasigurt

Publikuar

-

Nga

Nga Ross Clark

Një dekadë më parë, Evropa doli shpejt nga kriza financiare e viteve 2008-2009, vetëm për t’u zhytur në krizën e borxhit sovran të vitit 2010. Ndërsa ekonomia globale po tkurrej, Greqia, Italia dhe Spanja shpëtuan nga falimentimit për shkak të ndihmës që u dha Banka Qendrore Evropiane, pasi investitorët e humbën besimin tek aftësia e tyre paguese, dhe hezituan t’u japin kredi të reja.

Masat e forta të kursimit të imponuara ndaj ekonomisë greke, si një kusht për paketën e shpëtimit, e kërcënuan seriozisht stabilitetin politik. A mund të ndodhë sërish e njëjta gjë? A do të dalë Evropa nga gropa shumë e thellë ekonomike e krijuar nga pandemia e Covid-19, vetëm për të rrëshqitur në një krizë të borxhit sovran?

Për momentin, ky duket si një skenar i largët, për shkak se kriza e shkaktuar nga pandemia është ende duke u thelluar. Një valë e tretë goditëse e pandemisë ka detyruar Francën, Gjermaninë dhe të tjerët të futen sërish në bllokime, të cilat ata kishin shpresuar t’i shmangnin.

Gjithsesi, që tani ka shenja paralajmëruese se borxhi sovran mund ta minojë edhe një herë rimëkëmbjen e mundshme ekonomike. Sipas një analize të “Financial Times”, ka pasur një rritje të ndjeshme të ekspozimit të bankave në eurozonë ndaj letrave me vlerë dhe kredive të lëshuara nga qeveritë kombëtare, që në total është rritur nga 140 miliardë në 2.1 trilionë paund gjatë 12 muajve të fundit.

Kriza e viteve 2008-2009 zbuloi një problem tek euro, për të cilin kritikët kishin paralajmëruar prej kohësh, por që ishte injoruar nga promovuesit e saj. Një vend i eurozonës që e gjen veten në probleme ekonomike, nuk ka asnjë mundësi që ta zhvlerësojë monedhën e tij, në mënyrë që t’i bëjë më tërheqëse eksportet e saj,dhe të rrisë në këtë mënyrë ekonominë e tij.

Në këto kushte, ai është përballur me një detyrë politikisht shumë më të vështirë, duke u përpjekur të ulë pagat në mënyrë që të tentojë të mbetet konkurrues në treg. Po aq problematik është fakti që një vend i BE-së që është i mbytur në borxhe nuk mund të bëjë atë që bëjnë Britania, SHBA-ja dhe të gjitha vendet e tjera që kanë monedhat e tyre kombëtare:të shtypë para për të blerë borxhin e vet.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët po rrënohen”/ Basha: COVID po shndërrohet në pandemi ekonomike

LEXO EDHE:  Ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia/ Si e “shpëtoi” rritjen, pastrimi i parave

Kjo mund të mos jetë diçka e mençur, por investitorët në obligacionet qeveritare të SHBA-së dhe Britanisë mund të ndjehen të sigurt se ato qeveri preferojnë që më mirëtë shtypin para sesa të paguajnë borxhin e tyre, dhe për këtë arsye këta investitorë nuk duhet të shqetësohen se mos ka masa shtërnguese.

Investitorët në bonot e qeverisë greke dhe italiane, mund të ndjehen shumë më pak të sigurt nëse BQE-ja do të ndërhyjë për të shmangur një falimentim. Kjo është arsyeja pse normat e interesit tek ato bono u rritën një dekadë më parë. Për një kohë të gjatë, u duk sikur zotëruesit e atyre obligacioneve, do të duhej të pranonin kthimin e vetëm një pjese të kapitalit të tyre.

Kriza e borxhit sovran të eurozonës nuk u zhduk në asnjë moment. Ajo u mbulua disi, por streset e krijuara nga euro vazhdojnë që të torturojnë vendet anëtare. Për momentin, të gjithë e kanë vëmendjen tek vala e tretë e pandemisë në Evropë, dhe mënyra sesi Franca dhe Gjermania po menaxhojnë numrin në rritje të rasteve të reja.

Problemi i Evropës është se nivelet e vaksinimit, mbeten shumë më ulëta sesa ato në Britani dhe SHBA, një pasojë kjo e një skeme të keq-menduar blerje,dhe si hezitimi i madh i popullatës në përgjithësi. Por vala e tretë e pandemisë do të kalojë dhe normat e vaksinimit do të rriten, pasi më shumë vaksina do të jenë në dizpozicion gjatë verës.

Ai që do të kërkojë më shumë kohë për t’u zgjidhur është problemi i borxhit sovran, në një eurozonë ku vendet nuk kanë monedhat e tyre sovrane. Kjo krizë ka të ngjarë të rikthehet prapë gjatë viteve të ardhshme, dhe mbijetesa e euros është larg nga të qenit një përfundim i paralajmëruar. Evropa, ashtu si pas viteve 2008-2009 mund të zhytet edhe njëherë në krizë,ndërsa Amerika e Veriut dhe Azia po e marrin veten nga Covid-19. / “Spectator” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020.

Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Nga kjo analizë, ka rezultuar që sektorët që pësuan goditjen më të fortë nga pandemia ishin Akomodimi, Shërbimet dhe Industria Përpunuese. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75% e ndikimit të vlerësuar negativ të pandemisë së Covid-19 u përqendrua në këta tre sektorë. Pjesa tjetër e ndikimit negativ u shpërnda mes ndërtimit, industrisë nxjerrëse dhe tregtisë, çka tregon se në këta sektorë ndikimi ishte më i kufizuar. Sektori ku ndikimi i pandemisë u vlerësua më i ulët ishte bujqësia, duke qenë se aktiviteti i fermerëve nuk u ndikua shumë nga masat shtrënguese.

E zbërthyer sipas komponentëve të kërkesës agregate, rezulton se goditjen më të fortë e kanë pësuar eksportet, të cilat kanë rënë me 40.6%. Për eksportin e mallrave dhe të shërbimeve, vlerësimet janë bazuar në treguesit faktikë të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, komponentët e kërkesës së brendshme, konsumi privat dhe investimet kanë rënë përkatësisht me 4.5% dhe 5.8% në terma vjetorë. Për konsumin privat, vlerësimi është mbështetur në nën-komponentët sektorialë të kërkesës konsumatore, të cilët u ndikuan nga mbyllja dhe nga kufizimet në aktivitetet e bareve dhe restoranteve, e transportit publik dhe privat, e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve etj. Për investimet, vlerësimi është bazuar në ecurinë e sektorit ndërtues dhe të importit të mallrave kapitale.

LEXO EDHE:  Operacioni kundër informalitetit, Bode: Efekte afatgjata negative për biznesin

LEXO EDHE:  "Biznesi i vogël po falimenton"/ Kreu i shoqatës: Nuk duam lëmoshë, qeveria të hapë ekonominë

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka kryer edhe një vlerësim për efektin e goditjes në punësim, që vlerësohet në rreth -3% në terma mesatarë vjetorë. Kjo goditje vlerësohet të ketë prekur kryesisht punësimin e aktiviteteve “Akomodim”, “Industri përpunuese” dhe “Shërbime të tjera”. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rënia e punësimit vlerësohet e shpërndarë përkatësisht, 39.6% në ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar, 39.5% në ndërmarrjet me 1-9 të punësuar dhe 21% në ndërmarrjet e vogla.

Shpejtësia dhe ashpërsia e impaktit të masave shtrënguese të ndërmarra ndikoi negativisht edhe besimin e konsumatorëve dhe bizneseve, duke rritur pasigurinë e tyre për të ardhmen. Treguesi i ndjesisë ekonomike preku nivelin më të ulët historik në tremujorin e dytë të vitit. Mbyllja e detyruar e aktivitetit, rënia e kërkesës së brendshme dhe të huaj, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe në qarkullimin e punonjësve ishin arsyet e raportuara nga bizneset si përgjegjëse për rënien e aktiviteteve në prodhim dhe shërbime, në reduktimin e punësimit dhe në përkeqësimin e gjendjes financiare.

Nga ana e tyre, Banka e Shqipërisë thekson se konsumatorët u bënë më pesimistë për të ardhmen, të ndikuar kryesisht nga pritjet negative për punësim, ndërkohë që kujdesi i shtuar në kryerjen e shpenzimeve u pasqyrua tek vlerësimet e tyre në rënie për blerjet e mëdha. Por, me lehtësimin gradual të masave, besimi i agjentëve ekonomikë erdhi në përmirësim dhe arriti të rikuperojë pothuaj 85% të rënies së shënuar në tremujorin e dytë./Monitor

LEXO TE PLOTE