LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/Artan Hoxha: Biznesmene dhe policia te perfshire ne kultivimin e hashashit

21 Shtator 2015, 16:13, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot një video nga një fshat në Bilisht, që është mbjellë me kanabis.

Video është regjistruar dy ditë më parë.

Sipas tij, zona e mbjellë ruhet nga nga persona të armatosur.

Hoxha thotë se, sipas banorëve, plantacionet me kanabis janë mbjellë nga dy biznesmenë, të cilët kanë nën pronësi disa lokale dhe hotele.

Hoxha vazhdon më tej duke cituar banorët, që thonë se në zonë janë parë edhe drejtues të policisë lokale, gjë që, sipas tij, ngre dyshime se janë përfshirë edhe ata në këtë veprimtari të paligjshme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=X9gLAlLzKng&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

Lajmet e fundit nga