LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra alarmante të aksidenteve brenda 24 orëve

21 Shtator 2015, 15:17, Kosova & Bota CNA

?Ndonëse Policia e Kosovës thekson se janë shtuar masat e kontrollit nëpër rrugët e Kosovës, aksidentet në komunikacion prekin shifra alarmante

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 41 aksidente rrugore, 31 prej tyre të cilësuara si pa të lënduar dhe 10 aksidente të cilësuara si më lëndime.

Sipas po këtyre të dhënave, numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është 799.

Prej tyre, 12 janë arrestuar dhe 8 janë në mbajtje.

Lajmet e fundit nga