LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orban: Refugjatet po thyejne dyert e Europes, po na pushtojne

21 Shtator 2015, 16:15, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Europa po pushtohet nga emigrantët, dhe se një qëndrim i bashkuar europian është i nevojshëm në një javë me aktivitete intensive diplomatike.
Viktor Orban kërkoi konsensus, duke thënë se emigrantët po ?thyejnë dyert e Europës dhe se miliona të tjerë mund të kërkojnë të vijnë në Europë?.
Ministrat e Jashtëm nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, që kanë kundërshtuar fuqishëm ndihmesat financiare të detyrueshme, po takohen në Pragë.
Gjermania dhe Franca duan që emigrantët të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë Europën.
?Ata po na pushtojnë,? tha Orban, pak përpara se parlamenti hungarez ra dakord t?i dorëzonte më shumë kompetenca ushtrisë.
?Ata nuk po qëndrojnë pas dyerve të Europës, ata janë duke i thyer ato?.
Ligji i ri lejon ushtrinë hungareze të përdori plumba gome e gaz lotsjellës kundra emigrantëve në kufi.
Orban u kërkoi krerëve të BE-së të arrijnë në një konsensus gjatë kësaj jave bisedimesh kritike.

Lajmet e fundit nga