LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në protesta edhe tregtarët e Kavajës dhe Elbasanit

21 Shtator 2015, 08:39, Aktualitet CNA

Pas Shkodrës, radhën e patën Kavaja e Elbasani. Tregtarët e këtyre dy qyteteve u ngritën në protesta kundër masave që qeveria ka ndërmarrë për të luftuar evazionin fiskal. Në Elbasan, mbi 250 tregtarë të tregut të fruta ? perimeve kundërshtojnë përfshirjen e tyre në kategorinë e biznesit të vogël. Kjo do të thotë më shumë taksa. Dhe sipas tyre, shtimi i taksave është i papërballueshëm, pasi aktiviteti i tyre ditor mezi u siguron para sa për të jetuar. Protesta e tyre u zhvillua përpara drejtorisë rajonale të tatimeve. Pasi nuk morën zgjidhje, premtuan se do ta përshkallëzojnë reagimin e tyre, deri në bllokim të rrugëve.

Në Kavajë më shumë se 50 tregtarë protestuan për të njëjtën arsye. Me të ardhurat e tyre ata thonë se nuk janë në gjendje të paguajnë as kasën fiskale. Dy ditë më parë qindra biznesmenë u ngritën në protestë në Shkodër dhe i kërkuan qeverisë të rishikojë masat e marra për biznesin e vogël. E veçanta e këtyre protestave është fakti se ato nuk janë të organizuara nga politika.

Lajmet e fundit nga