Connect with Us

Kroacia: Greqia ta ndalë dërgimin e emigrantëve për në Evropë

Bota

Kroacia: Greqia ta ndalë dërgimin e emigrantëve për në Evropë

Publikuar

-

Kroacia do të kërkoj që Greqia ta ndalë lëvizjen e migrantëve nga Lindja e Mesme në pjesën tjetër të Evropës, tha sot ministri i brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiq.

“Fluksi i migrantëve nga Greqia duhet të ndalet”, u tha Ostojiq gazetarëve në kampin Opatovac, afër qytetit lindor Tovarnik, dhe ka paralajmëruar se këtë do ta kërkoj nesër “në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian”.

“Është absolutisht e papranueshme që Greqia t’i zbrazë kampet e refugjatëve dhe t’i dërgoj njerëzit kah Kroacia, nëpër Maqedoni dhe Serbi”, tha Ranko Ostojiq.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Publikuar

-

Nga

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Sipas autoriteteve Kineze qindra njerëz në veriperëndim të Kinës kanë rezultuar pozitivë me një sëmundje bakteriale.

Në provincën e Gansus, janë konfirmuar  3,245 persona të infektuar me sëmundjen e brucelozës, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë që mbart bakteret brucella.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur asnjë fatalitet. Bëhet e ditur se deri më tani janë testuar rreth 21 mijë persona në qytetin e 2.9 milionë banorëve, raporton CNN.



Sëmundja e njohur gjithashtu edhe si ethet e Maltës ose “ethe mesdhetare”, mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke; dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje.

LEXO EDHE:  Nikolla zbulon kërkesën e rektorit të UT, adresuar ministres teknike: Ishte kundra ligjit

LEXO EDHE:  Kapet drogë në kufirin shqiptaro-grek/ Në pranga dy persona

Disa prej simptomave mund të bëhen kronike madje nuk nuk zhduken kurrë si artriti ose ëntja në organe të caktuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Shkon në 607 numri i viktimave nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kosovë/ Shkon në 607 numri i viktimave nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virus dhe 607 raste të vdekjes.

Gjithashtu numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.087.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka folur në një intervistë për mediat lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia zbardh detajet



Krasniqi tregoi se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19, por sipas tij situata mbetet ende e rënduar, pasi ende ka pacientë në klinikat e ShSKUK-së.

LEXO EDHE:  Kapet drogë në kufirin shqiptaro-grek/ Në pranga dy persona

Ai shtoi se në Klinikat e ShSKUK-së janë mbi 300 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 20 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Ja çfarë u duhet parashkollorëve të bëjnë për Kim Jong Un 90 minuta në ditë

Publikuar

-

Nga

Ja çfarë u duhet parashkollorëve  të bëjnë për Kim Jong Un 90 minuta në ditë

Përhapja e Covid-19 dhe futja në karantinë, solli ndryshime rrënjësor në përditshmërisë e jetën se të gjithëve. Kësisoj të gjithë shkollat u mbyllën. Me normalizimin e situatës, këtë fillim shtatori thuajse të gjithë vendet në botë kanë rihapur shkollat e tyre. Këtë hap e ka ndërmarrë edhe Koreja e Veriut.

Risi këtë vit është fakti se fëmijët parashkollorë atje do të duhet të kalojnë 90 minuta në ditë për të mësuar rreth udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un.  Kjo metoda e re të mësuarit është vendosur nga motra e diktatorit .

LEXO EDHE:  U gjet i pajetë/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Më parë, fëmijët parashkollorë u duhet të mësonin vetëm 30 minuta mbi Kim Jong Un.



Sipas kurrikulës së re, parashkollorëve u thuhet se kur Kim Jong Un ishte vetëm pesë vjeç, ishte një fëmijë i ndritshëm, që “hipi në një jaht, bëri praktikë dhe i pëlqente të lexonte”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE