Connect with Us

Mjekësia rehabilituese

Shëndeti

Mjekësia rehabilituese

Publikuar

-

Prindërit e një djali të paralizuar australian thonë se një ditë ai mund të jetë në gjendje të ecë pas udhëtimit në Amerikë për trajtim intensiv në një qendër rehabilitimi. Shkencëtarët në Universitetin Louisville të Kentakit, thonë se teknikat e tyre kanë sjellë përmirësime për disa fëmijë të cilët nuk janë në gjendje të ecin në mënyrë të pavarur.

Gjendja e 4-vjeçarit Evander Conroy tregon se udhëtimi i jetës mund të fillojë me vetëm disa hapa të vegjël. Që para se të lindte ai kishte kancer të shtyllës kurrizore.

Gjashtë muaj trajtim me kimioterapi ndikoi në zhdukjen e kancerit, por palca kurrizore mbeti e dëmtuar, dhe  ai nuk mund të ecë. Prindërit, që jetojnë në Sydney, thonë se trajtimi i nevojshëm me terapi për Evanderin në Australi nuk ishte i mundur. Ata u nisën për në Amerikë pasi mësuan se Universiteti Louisville kishte një qendër të posaçme për fëmijët që kanë nevojë për rehabilitim fizik. Nëna e Evanderit, Clare Conroy thotë:

“Djali lindi me  një tumor neuroblastome në shtyllën kurrizore. Së pari mjekët u morën me trajtimin e tumorit me kimoterapi. Megjithatë, pas shërimit, ai nuk ishte në gjendje për të lëvizur nga mesi e poshtë”.

Clare e solli djalin e saj në qendrën e rehabilitimit, sepse trajtimi duhej të fillonte që në moshe të re. Evander ka 3 vjet në këtë klinikë dhe e gjithë shpresa e tij është se do të bëhet më mirë. Profesor Andrea Behrman i Departamentit të Kirurgjisë Neurologjike thotë:

“Ky fëmijë i ka të gjitha  shenjat për të qëndruar në këmbë e për të ecur. Radiografitë dhe analizat  MRI tregojnë se përmirësimi i tij është i mahnitshëm.”
Dr.  Behrman përqëndrohet në metodat terapeutike që nxisin rimëkëmbjen pas lëndimit të palcës kurrizore tek fëmijët dhe të rriturit. Terapia e tij mbështet pikëpamjen se sistemi nervor nuk është i pariparueshëm.

“Fijet nervore në palcën kurrizore janë në gjendje të mirë. Ne na duhet të kuptojmë se si t’i rigjallërojmë ato, dhe mendoj se terapia në këtë rast është kyçi i suksesit”.

Kur Evander erdhi në klinikë në vitin 2012, ai nuk mund të qëndronte fare në këmbë, por tani është në gjendje për të hedhur disa hapa. Clare Conroy beson se ky përmirësim justifikon ardhjen e tij nga Australia në këtë qendër rehabilitimi.
“Është diçka që kurrë nuk e kishim menduar se do të ndodhte. Pra, për të parë se ai është duke hedhur hapa, ndërsa më parë duhej dikush për ta ndihmuar.”

Hapat e Evanderit  tani janë të vogla, por ato mund të përfaqësojnë një hap të madh në drejtimin e duhur në fushën e mjekësisë rehabilituese.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pse njerëzit nisin të shëndoshen shumë teksa plaken?

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen, pse shumë njerëz e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll peshën e tyre ndërsa janë duke u plakur, edhe nëse nuk hanë më shumë se sa dikur, apo edhe nëse bëjnë më pak ushtrime fizike se më parë.

Një studim i fundit, i botuar në revistën “Nature Medicine”, zbuloi se qarkullimi i lipideve në indin dhjamor – shkalla me të cilën lipidet ose dhjami treten në qelizat yndyrore – zvogëlohet gjatë plakjes, gjë që e bën më të lehtë fitimin e peshës.

Studiuesit në Institutin Karolinska në Suedi, studiuan qelizat dhjamore të 54 burrave dhe grave, në një periudhë mesatare prej 13 vjetësh. Në atë kohë, të gjithë subjektet e këtij studimi, pavarësisht nëse kishin fituar apo humbur peshë, treguan ulje të qarkullimit të lipideve në indin dhjamor.

Ata që nuk e kompensonin atë duke ngrënë më pak kalori, fituan mesatarisht 20 përqind peshë më shumë, sipas studimit të bërë në bashkëpunim me studiuesit e Universitetit të Upsalas në Suedi dhe Universitetit të Lionit në Francë. Studiuesit, ekzaminuan gjithashtu qarkullimin e lipideve tek 41 gra, të cilat i ishin nënshtruan një operacioni për ngushtimin e stomakut, dhe mënyrën se si shkalla e qarkullimit të lipideve, ndikonte në aftësinë e tyre për të ruajtur peshën e tyre optimale 4-7 vjet pas operacionit.

Rezultati tregoi se vetëm ata që kishin një normë të ulët para operacionit, arritën të rrisin qarkullimin e lipideve në trupin e tyre, dhe të ruajnë rënien e tyre në peshë. Studiuesit besojnë se këta njerëz, mund të kenë pasur më shumë hapësirë ​​për të rritur qarkullimin e tyre të lipideve, sesa ata që tashmë kishin një ndërhyrje të nivelit të lartë.

“Rezultatet tregojnë për herë të pare, se proceset në indin tonë dhjamor, rregullojnë ndryshimet në peshën e trupit gjatë plakjes, në një lloj mënyre që është e pavarur nga faktorët e tjerë”- shprehet autori i studimit Peter Arner, profesor në Institutin Karolinska në Suedi.

Ai shtoi se ky studim, mund t’i hapë rrugën metodave të reja për të trajtuar problemin e mbipeshës. “Sëmundjet që lidhen me mbipeshën, janë shndërruar në një problem global”- thekson Kirsti Spalding, studiuese në Departamentin e Biologjisë Qelizore dhe Molekulare në Institutin Karolinska, dhe një nga autoret kryesore të studimit.

Sipas saj të kuptuarit e dinamikës së lipideve, dhe asaj që rregullon madhësinë e masës yndyrore tek njerëzit, nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme sesa sot. Hulumtimi i ri, tregon gjithashtu se rezultatet afatgjata të operacionit për humbjen e peshës, do të përmirësoheshin nëse kombinohen me një aktivitet fizik të shtuar, thanë studiuesit.

Shkaqet e sakta që lidhin rritjen e peshës me moshën e thyer, mbeten në diskutim. Sipas disa studimeve të tjera, gjenetika luan për fat të keq një rol të rëndësishëm në procesin e shtimit të peshës, dhe mund të rezultojë nga mekanizmat evolucionarë të mbijetesës.

Sidoqoftë, studime të tjera zbuluan se disa faktorë të modifikuar të mënyrës së jetesës, si një dietë e keqe dhe mungesa e stërvitjes fizike, kontribuojnë ose mund të përkeqësojnë shtimin në peshë me kalimin e moshës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Pse jemi përgjysmë të ngjashëm me bananen, dhe fakte të tjera të mahnitshme mbi trupin e njeriut

Publikuar

-

Trupi i njeriut, është shumë më i çuditshëm por edhe mbresëlënës nga sa mund ta mendoni. Për të ekzistojnë kaq shumë fakte të mahnitshme, sa që shumë prej nesh thjesht nuk i dinë. Ja cilat janë 10 nga faktet më të habitshme mbi organizmin tonë, sipas “ The List Love“:

 1.ADN-ja

E dinit, që nuk ka shumë ndryshim midis jush dhe një bananeje. Dhe kjo nuk është një shaka! Përkundrazi është vërtetuar që njerëzit ndajnë 50 për qind të ADN-së së tyre, me këtë frut të shijshëm dhe shumë të konsumuar.

2.Gjatësia 

Keni pasur ndonjëherë ndjesinë,  kur shiheni ndonjëherë në pasqyrë në mëngjes, që gjëja e parë që ju bie në sy është se sikur jeni paksa më i gjatë? Në fakt më shumë sesa ndjesi, bëhet fjalë për një të vërtetë. Për shkak të mungesës së ndikimit të forcave gravitacionale kur jemi shtrirë duke fjetur, njerëzit janë afërsisht 1 cm më të gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje.

3.Thonjtë e duarve dhe këmbëve

E keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet thoit të gishtave të dorës dhe të këmbës, që të rriten nga baza në majë? Nëpër duar keni shumë kohë:ky proces zgjat plot 6 muaj.

4.Sinestezia

A keni parë ndonjëherë ngjyrën jeshile, dhe të jeni ndier sikur po përtypni në tufë me bar? Nëse po, mund të keni përjetuar një gjendje të quajtur sinestezi, ose mbivendosja e shqisave. Pra disa njerëz mund të shijojnë fjalë, dhe të “dëgjojnë” ngjyra.

5.Koefiçenti i inteligjencës

A jeni një tip që ëndërroni shumë gjatë natës? Nëse po, jeni me shumë fat! Një studim, ka arritur në përfundimin se sa më i madh është koefiçenti juaj i inteligjencës, aq më shumë do të ëndërroni gjatë gjumit.

6.Acidi i stomakut

Nuk po ju sfidojmë që ta provoni këtë në shtëpi, pasi mund të jetë tepër e rrezikshme. Por është e provuar që acidi që ndodhet në stomakun e njeriut, është aq i fortë sa të tretë edhe briskun, që është prodhuar nga çeliku. 

7.Fshikëza

A ju ka ndodhur që të urinoni ndonjëherë për një kohë vërtet të gjatë? Kjo ndodh për shkak se fshikëza juaj ka qenë ndoshta shumë e mbushur. Në fakt, një fshikëz e mbushur plot, besohet të jetë afërsisht e njëjta madhësi sa një top bejsbolli.

8.Nuhatja 

Hunda e njeriut mund të dallojë 50.000 aroma të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ne shpesh mund të kujtojmë aroma nga e kaluara jonë, gjë që na kthen për disa momente pas në kohë.

9.Gudulisja 

Të gjithë e duam një kruarje apo një gudulisje të mirë pas shpinës, apo jo? A e keni provuar ndonjëherë edhe vetë, dhe keni dështuar? Dhe kjo e ka një shpjegim: është e pamundur që një njeri të gudulisë veten.

10.Qelizat

Njerëzit në thelb janë mutacione. Rreth 90 përqind e qelizave në trupin tonë, nuk janë me origjinë “njerëzore”, përkundrazi ne jemi kryesisht baktere dhe kërpudha. 

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nga whiskey tek çokollata/ Bie miti i ushqimeve të këqija, ja çfarë duhet të konsumoni

Publikuar

-

Aspak për t’u habitur sipas nutricistëve, që besojnë se duke e privuar veten nga gjërat që ju dhurojnë kënaqësi, nuk do të jeni asnjëherë në shëndetin tuaj optimal fizik dhe mendor. Mbase duhet t mendoni mirë rikthimin tek këto ‘zakone të këqija’.

1. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë fibrash

Patatet e ëmbla janë burim i mirë potasiumi dhe fibrash, por më e mira është t’i hani të pjekura. Hajini me lëkurë, antioksidantët në lëkurën e patateve reduktojnë rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë të gjoksit, zorrës së trashë dhe kancerin në vezore.

2. Pirja e whiskey-t mund të luftojë kancerin

Nëse konsumohet me masë, pija alkoolike mund të ketë shumë përfitime në shëndetin tuaj. mund të luftojë kancerin, të rrisë nivelin e kolesterolit të mirë dhe minimizon shancet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Një gotë në ditë për gratë dhe disa gota në ditë për burrat!

3.Hani çokollatë të zezë një herë në ditë

Një katror çokollate çdo ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ul me 23% rrezikun e prekjes nga trompoza. Çokollata përmabn magnez, që ju jep energji dhe parandalon migrenën.

4.Petullat ju ndalojnë të hani kot gjatë ditës

Nuk është fundi i botës nëse hani një petull një herë në ca kohë. Njerëzit që e ndalojnë veten të hane ushqimet që i duan, ka më pak gjasa të ndjekin me përpikmëri dietën e tyre ushqimore. Kjo sepse duke ndaluar veten të hani një kategori të caktuar ushqimesh, do filloni të hani gjëra që s’ju kishte shkuar mendja, duke sabotuar çdo përpjekje për të përmirësuar dietën tuaj.

5.Birra ju mbron nga diabeti

Birrën e shmangin të gjithë nëse duan të bien në peshë, sepse të jep bark, por nëse pihet me masë mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj. Ul presionin e gjakut, parandalon diabetin dhe ndihmon për rënien në peshë. Është burim i vitaminës B si niacina, riboflavina, vitamina B6 dhe B12 dhe acidi folik që mund të parandalojë defektet në lindje./ Burimi:agroweb

LEXO TE PLOTE