LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishulli italian ku të burgosurit paguhen 1500 euro në muaj

20 Shtator 2015, 17:30, Kuriozitete CNA

Gorgona, një ishull në veri të Arkipelagut të Toskanës, është Alkatrazi i Italisë: e vetmja koloni penale në Evropë. Por, ndryshe nga burgu i famshëm në gjirin e San Françiskos, në Gorgona të burgosurit i kalojnë ditët duke punuar në vresht në tatëpjetat e rrethuara nga pishat aromatike në vend që të ishin të mbyllur në qelitë me siguri të lartë. Gazeta britanike ?The Telegraph? mori leje për të zhvilluar një vizitë të radhë në Gorgona, ku të burgosurit janë pjesë e një eksperimenti unik për rehabilitimin. Në ishull jetojnë 60 të dënuar, të cilët janë shpallur fajtor për krime si vrasje, trafik droge dhe vjedhje me armë. Ata menaxhojnë një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë me vresht në ujërat blu të Mesdheut. ?Është punë e vështirë, por më pëlqen shumë?, thotë Carmelo, një 54-vjeçar nga Firence që po kryen një dënim me 16 vite burg për vrasje. Veshur me një palë xhinse dhe fanellë pambuku dhe me një tatuazh në krahun e majtë, ai është i djersitur me bollëk ndërsa punon në rreshtat e vreshtit. ?Nuk është e lehtë të vish në këtë ishull ? ka shumë të burgosur që duan të jenë në vendin tim. Nëse sillesh mirë dhe respekton gardianët dhe të burgosurit e tjerë, mund të të lënë të qëndrosh?, shprehet ish-biznesmeni që ka një rrjet baresh dhe restorantesh në Firence.7            17     2

Lajmet e fundit nga