LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kredite e keqija kapin shifren e 1 miliard dollarëve

18 Shtator 2015, 16:00, Ekonomi CNA

125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është totali i kredive me probleme në vend të cilat nuk janë kthyer në banka si nga individët ashtu edhe bizneset.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga 125 miliardë që ishte totali i kredive me probleme në muajin Qershor, 70 miliardë lekë është kredi e pakthyer vetëm nga 35 koorporata të mëdha në vend, ndërsa pjesa tjetër 55 milardë është kredi e pakthyer nga biznese të tjera dhe individë.

Ky borxh i pakthyer në Bankat e Shqipërisë po rrënon ekonominë e vendit tonë, pasi bankat kanë ndërprerë ose ulur dhënien e kredive, gjë që ka sjellë rënien e rritjes ekonomike të vendit tonë.

Drejtues të bankave thonë se pjesën më të madhë të kredisë me probleme e ka biznesi.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky numër i lartë i kredive me probleme dhe moskthimi kredisë nga kompanitë e mëdha, po mban peng zhvillimin ekonomik të vendit.

Kjo i bën bankat më dorë shtrënguara për të dhënë kredi të re dhe për të mundësuar fondet që ata kanë në kreditimin e ekonomisë. Këtë gjë e tregojnë edhe raportet e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Një nga problemet që vazhdojnë të hasin bankat në mbledhjen e kredive me probleme është zvarritja e procesit të ekzekutimit të kolateralit nga gjykata.

Ky shqetësim është ngritur edhe nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë, e cila në një deklaratë të saj apeloi për një mbështetje më të madhe në praktikat e ekzekutimit të kolateralit, të cilat shpeshherë karakterizohen nga një shkallë e lartë subjektiviteti dhe arbitrariteti nga ana e gjykatave dhe shoqërive përmbarimore.

Sipas Shoqatës së Bankave ka pasur raste flagrante, kur gjykata ndonëse ka vendosur për ekzekutimin e një pasurie të lënë peng nga kredimarrësi i keq, në momentin e fundit ky proces është kthyer mbrapsht nga organet ligjvënëse, duke i detyruar bankat të bëjnë sërish riklasifikimin e huave.

Por pavarësisht shqetësimit të madh për mosekzekutim të kolateraleve apo vendimeve skandaloze të gjykatave për favorizim të biznesmenëve kundër bankave, akoma më skandaloz është edhe fakti se ka disa banka që kanë vazhduar t?u japin kredi të reja mashtruesve, të cilët nuk paguajnë prej vitesh kreditë shumëmilionëshe.

Kjo ka sjellë shtimin e numrit të biznesmenëve që nuk paguajnë kreditë me shpresën se këto kredi do të falen, pasi sa më shumë shtohet numri i mashtruesve të bankave, aq më të sigurtë bëhen ata në përpjekjen për të përdorur qeverinë, t?u falë borxhet që u kanë bankave private.

E gjithë kjo histori e borxheve të pashlyera po rëndon dhe vazhdon ta rëndojë ekonominë e Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga