LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompanitë kineze punësojnë femra të bukura që të motivojnë punëtorët

18 Shtator 2015, 16:18, Kuriozitete CNA

Kompanitë kineze të teknologjisë kanë ndezur polemika në mediat sociale, pasi kanë zgjedhur që të punësojnë femra të bukura për t?i motivuar punonjësit e tyre meshkuj. ?Të bukura dhe të talentuara? vajzat janë punësuar që të krijojnë një mjedis më argëtues në punë ?për punonjësit e kompanive të internetit?, transmeton Koha.net. Në fotografi shihen vajzat e reja duke u trajnuar nga një punonjëse e lartë.Ato përveç që do të mbajnë në atmosferë të mirë dhe në formë punëtorët, detyrë e tyre është edhe blerja e mëngjesit, por gjithashtu edhe relaksimi përmes lojërave të ndryshme. ?Puna e tyre përfshin blerjen e mëngjesit për programuesit, bisedat me ta, por edhe duhet të luajnë ping-pong, ose lojëra të ndryshme?, ka thënë menaxherja e tyre HR, raporton Dailymail.?Prania e këtyre vajzave ka përmirësuar në masë të madhe efikasitetin e tyre në punë dhe ka ngritur motivin për punë?, ka shtuar më tutje HR. Por ky projekt nuk është pritur edhe aq mirë nga popullata, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale.?Vë bast se këto femra do të punonin më mirë se këta djem në këtë kompani dhe pa pasur nevojë për këto gjëra. Kjo është qesharake?, ka thënë një përdoruese në rrjetet sociale.

13:30 Kuriozitete

Qeni gjigant

Kur burri i Sue Markham, Robert kishte thënë se nuk do një q...

Lajmet e fundit nga