LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj replikon me Obamen: edhe ne duam demarkacion, po jo me marreveshjen aktuale

18 Shtator 2015, 13:25, Kosova & Bota CNA

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Presidenti të Amerikës, Barack Obama i cili ka përshëndetur marrëveshjen për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi
Haradinaj duke komentuar deklaratën e Obamas, ka thënë se edhe ai është për marrëveshje që caktojnë kufijtë shtetëror mes vendeve të rajonit, por jo si ajo me Malin e Zi.

?Edhe ne jemi për marrëveshje dhe i përkrahim ato. Por jo marrëveshje si me Malin e Zi. Kjo marrëveshje është e dëmshme dhe ne duam marrëveshje për kufirin siç ka qenë më parë. Jo marrëveshje të Murat Mehës e të atij komisioni?,është shprehu Haradinaj sot, gjatë një aktiviteti të mbajtur në sheshin ?Nënë Tereza? në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka përkrahur demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajmet e fundit nga