LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plani amerikan për stërvitjen e kryengritesve te moderuar, nje deshtim

17 Shtator 2015, 16:45, Kosova & Bota CNA

Skema amerikane për të stërvitur rebelët sirianë në luftën kundër Shtetit Islamik është cilësuar një dështim i plotë, pasi një gjeneral amerikan pranoi se vetëm katër apo pesë prej tyre ishin ende në luftë.

Kongresi amerikan aprovoi një fond prej 500 milionë dollarësh për të stërvitur dhe pajisur rreth 5000 rebelë si një pjesë thelbësore e strategjisë amerikane kundër IS. 54 rebelët e parë që u stërvitën nga SHBA u nxorrën jashtë loje nga një sulm i Al-Qaedës në Siri dhe nuk dihet se çfarë ka ngjarë me ta.

Sipas gjeneralit Lloyd Austin disa prej tyre u vranë, disa u rrëmbyen dhe të tjerët u zhdukën. I pyetuar nga Komiteti i Senatit për Forcat e Armatosura se sa rebelë të stërvitur ishin ende në luftime, gjenerali Ostin tha se ishin 4 apo 5 persona.

Një prej senatorëve republikanë Kelli Ajote tha se ky numër ishte një shaka e hidhur, ndërsa senatori Xhes Sesion shtoi se plani për stërvitjen e rebelëve kishte dështuar plotësisht dhe ky ishte një fakt.

Gjenerali Austin tha se ishte e pamundur që të stërviteshin 5000 rebelë në vit, sipas planit fillestar, por kërkoi durim dhe tha se kjo ishte mënyra e vetme për të arritur rezultate.

Sipas departamentit të mbrojtjes, stërvitja e rebelëve është kaq e ngadaltë për shkak të procesit të përzgjedhjes së tyre, pasi SHBA nuk dëshiron që të stërvistë terroristë të ardhshëm apo forcat e presidentit Bashar al-Asad.

Lajmet e fundit nga