LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni antikanabis/Kultivuesit e drogës qëllojnë ndaj policisë

17 Shtator 2015, 07:48, Aktualitet CNA

Aksioni i ndërmarrë nga Policia e Shtetit për të asgjësuar lëndën narkotike kanabis sativa në të gjithë vendin, gjatë orëve të fundit është shoqëruar me shkëmbime zjarri mes punonjësve të policisë dhe pronarëve të bimëve të mbjella. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë me dije se gjatë aksionit të ndërmarrë ditën e djeshme në Dukagjin, Shkodër, dy persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj efektivëve të FNSH-s dhe punonjësve të Policisë së Shkodrës, teksa këta të fundit ishin në terren për asgjësimin e lëndës narkotike të mbjella në zonat malore të Dukagjinit. Momentin që shtetasit me inicialet F. A., dhe B. N., kanë pikasur forcat e policisë që shkonin në drejtim të mbjellave të tyre me qëllim asgjësimi, kanë hapur zjarr mes tyre në vendin e quajtur ?Bjeshkët e Palajve?.

Mësohet se banorët e kësaj zone kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë për kontroll me anën e armëve, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Sipas uniformave blu të Policisë së Shtetit, dy personat që qëlluan mbi FNSH dhe Policinë e Shkodrës, ishin pozicionuar në lartësi në disa shkëmbinj të asaj zone. Blutë menjëherë janë pozicionuar duke iu kundërpërgjigjur me armë, pas këtij momenti autorët janë larguar në mal. Policia bën me dije se autorët e sulmit u identifikuan menjëherë nga policia, ku këta të fundit po punojnë për kapjen e tyre. gjatë këtij operacioni të ndërmarrë orët e para të mëngjesit të djeshëm, blutë kanë asgjësuar rreth 180 bimë narkotike.

?Në Shosh-Dukagjin, dy persona kanë qëlluar me armë për të penguar policinë për të mos ju prishur parcelën e mbjellë me kanabis sativa. Dy personat që qëlluan mbi FNSH dhe Policinë e Shkodrës ishin pozicionuar në lartësi në disa shkëmbinj. Policia menjëherë është pozicionuar dhe iu është kundërpërgjigjur me armë. Dy personat nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë por janë larguar në mal. Policia ka shkuar në vend duke asgjësuar parcelat me 175 bimë narkotike dhe në përfundim të veprimeve është kthyer në Shkodër. Personat që kanë qëlluar mbi policinë janë identifikuar në rrugë policore dhe po punohet për kapjen e tyre?, shprehet policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Dukagjin

Lajmet e fundit nga