Connect with Us

Rishfaqet fytyra e humbjes të opozitës/Edhe Grida e ka me Bashën

Aktualitet

Rishfaqet fytyra e humbjes të opozitës/Edhe Grida e ka me Bashën

Publikuar

-

Tashmë mërzitjet në PD nuk kanë fund. Problemi këtë herë qëndron tek fakti se ëerzia ka shkuar tek një njeri që kërceu me katapultë në instirucionet drejtuese të PD, dhe për një kohë të shkurtët ishte STARI i opozitës, apo më tej, “fytyra emblematike e fitores të opozitës”, deklaroi Basha në fushatën e zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Në fakt Grida Duma (Shqina), rezultoi fytyra emblematike e një dështimi spektakolar, të cilin së fundi po përpiqet ta kalojë tek baza dhe ajo nuk sheh asnjë përgjëgjësi tek vetja. Përgjegjesia kryesore është mbi të që në momentet që luftoi për te kandiduar në Durrës. Pasi ajo e ka kërkuar atë garë dhe ka dështuar, askush nuk e vuri me zor, dhe dështimi është jo vetëm i strukturave, por fillimisht është i saji personalisht, kjo për disa arsye. Ajo e kërkoi kandidimin, ndërkohë në bazën e PD në Durrës nuk kishte asnjë mbështetje, kujtojme largimin e Dukës, përplasjet e Arqile Goresë, dhe daljen e në castin e fundit tëe Gridës në garë. Nga ana tjetër në fushatë ishte vetëm fasadë dhe asnjë thelbësore, fushata ishte shumë politike, dhe dështoi sepse nuk mundi dot një kandidat që ishte për herën e tretë. Dhe ai me gridën ka një fitore plebishitare. Me tej, stafi i përzgjedhur, programi, organizimi, strategjia dhe gjithcka tjetër ishin dështimi i saj pasi I përzgjodhi ajo. Është dështimi i saj fillimisht më pas në element të caktuara edhe i strukturave në bazë. Që Grida kujton se lëvizin me ashensor.

LEXO EDHE:  Mediu flet për ngërçin me PD/ Është ngritur një grup negociator, brenda javës merret vendimi

Por kjo humbje dhe kjo analizë po e mërzit cdo ditë e më shumë, fytyrën e humbjes të zgjedhjeve lokale. Miq të përbashkët i thanë citynews.al se tashmë Grida ka filluar sharjet dhe kritikat ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Ajo e quan të mefshtë, pa thelb, njeri dembel qe nuk jep detyra dhe nuk shpërndan kompetenca.

Shqetësimi i saj kryesor janë kompetencat? Një sekretar i Mardhënieve me Publikun nuk i kërkon tek kryetari, por vepron pasi ka një staf jo të vogël dhe dështimi i mardhënieve publike e bën atë përgjegjëse ashtu si në zgjedhjet lokale. Të kërkosh përgjegjësinë tek Edi Lesi, apo ndonjë tjetër që shkruan deklarata tek selia e PD është thjesht çmenduria e rradhës. Përgjegjësinë për komunikimin e ka Grida dhe fajin sja ka Luli.

Por kaq pak kohë dhe menjëherë kaq e qejf mbetur Grida duket se po konsumon shumë energji të kota pas një humbjeje spektakolare. Qetësinë nuk po e gjen ende dhe kritikat ndaj Bashës mund ta lehtësojnë deri diku. Përpara GRIDA!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ LSI dorëzon dy ankime të tjera në KQZ

Publikuar

-

Nga

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Më këtë kërkesë dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Në qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

LEXO EDHE:  Shënim/Shqipëria digjet, Luli krihet

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Aleati i Bashës tregon pse Opozita nuk ka nevojë për Shpëtim Idrizin

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me bomba në një shkollë në Kabul/ Arrin në 50 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

LEXO EDHE:  Shpërthen Basha/Ja e vërteta e regjistrimit të një subjekti zgjedhor

LEXO EDHE:  Shënim/Shqipëria digjet, Luli krihet

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit.REL

LEXO TE PLOTE