LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Importi i mallrave nga Shqipëria, bizneset kosovare ankohen për taksën e lartë

15 Shtator 2015, 14:55, Ekonomi CNA

Importuesit e mallrave nga Shqipëria në Kosovë janë shprehur të shqetësuar lidhur me barrierat, që sipas tyre, po pengojnë zhvillimin e tregtisë mes të dy shteteve.

Shqetësim kryesor për bizneset kosovare që importojnë mallra nga Shqipëria është taksa e transportit në Kosovë prej 72 euro, që sipas tyre, është më e lartë se në vendet e tjera, ndaj e konsiderojnë një ndër pengesat kryesore.

?Barrierat nuk guxojnë të ekzistojnë mes dy shteteve, sidomos mes dy shteteve tona. Unë e quaj politikë jashtëzakonisht të gabuar. Nuk mund ta kuptoj kurrsesi pse produktet e Kosovës nuk kanë qasje më të lirë në Shqipëri dhe anasjelltas, produktet e Shqipërisë të kenë qasje më të lirë në Kosovë?, u shpreh Fatmir Syla, që importon çimenton nga Shqipëria.

Kjo ishte edhe arsyeja që Komuniteti i Firmave Importuese nga Shqipëria ftoi të martën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se qeveritë e ty dyja vendeve janë duke punuar intensivisht në lehtësimin procedurave në dy anët e kufirit.

?Ne po shikojmë mundësitë, dhe shumë shpejt, do të shikojmë të kemi një harmonizim, nuk do të ketë taksë transporti të diferencuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ajo do të jetë unike; e dyta: do të bëhen të gjitha përpjekjet që kjo taksë të jetë sa më e ulët. Nga fundi i muajit, organet e sistemit fiskal të Shqipërisë dhe doganës do të mbajnë një takim të dytë në Tiranë, pas atij në Prizren para 3 muajsh. Janë ngritur grupe pune dhe të njëjtat po punojnë në mënyrë intensive për t?iu përgjigjur edhe më mirë këtyre kërkesave?, deklaroi ambasadori Minxhozi.

Ndërsa Ministria e Financa në Kosovë, në një përgjigje elektronike për Top Channel, ka bërë të ditur se të hënën është diskutuar me palët e interesit lidhur me hartimin e një udhëzimi administrativ për përcaktimin e shpenzimeve të transportit në mallrat e importuara në Kosovë.

?Gjithashtu nga palët e interesit kemi marrë kërkesa dhe rekomandime të cilat janë diskutuar të hënën në takimin e përbashkët. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe metodologjia e përdorur për hartimin e këtij udhëzimi administrativ. Ky udhëzim pritet të përfundojë së shpejti?, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Lajmet e fundit nga