LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto fakt-Mashtrimi publik i Erion Veliaj/Shkolla "Kristaq Rama" nuk u shemb

15 Shtator 2015, 18:38, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka mashtruar publikisht lidhur me prishjen e shkollës private “Kristaq Rama”. Më datën 20 Gusht të këtij viti, ai deklaroi se kjo shkollë do të prishej, pasi zinte hapësirën publike të trotuarit në rrugën e ?Komunës së Parisit?.

Por siç duket në fotot e mëposhtme të shkrepura ditën e sotme, shkolla jo vetëm që nuk është prishur, por ditën e djeshme ajo ka çelur dhe vitin e ri shkollor.

Deklarata e Veliajt më datë 20 Gusht:

?Teksa flasim sot është duke u çmontuar një ndërtim paleje në Tiranë, shkolla ?Kristaq Rama?, në një nga rrugët më të frekuentuara dhe në njërën nga zonat më të banuara të Tiranës. Një shkollë e cila mban emrin e një artisti të madh, por emrin e artistit të madh e  keqpërdorte si nje licencë për të okupuar hapësirë publike siç është trotuari i rrugës së ?Komunës së Parisit?.

 

Prishja e asaj ndërtese sot tregon që jemi të vendosur për të mos bërë asnjë lëshim dhe për të mos pasur asnjë tolerancë, pavarësisht se me çfarë emrash dikush e kamuflon paligjshmërinë e vetë. Kjo duhet të vlejë për të gjithë territorin e Tiranës, përfshirë edhe Bërzhiten? përundoi Veliaj.

Ndërkohë shkolla ka nisur dje vitin e ri shkollor. Në faqen e saj zyrtare në Facebook janë publikuar këto foto:

Lajmet e fundit nga