LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vesile Akin 35 vjet punë si gomiste

14 Shtator 2015, 08:31, Kuriozitete CNA

Vesile Akin, 71 vjeçe, banore e Sandikli, një qyteti i vogël pranë qytetit turk të Afyonkarahisar, gjysmën e jetës së saj ka kaluar duke punuar në gomisteri. Kjo grua e vjetër para saktësisht 35 viteve filloi të punojë si gomiste, ndërsa me angazhimin dhe dëshirën e saj të mrekullueshme për punë dhe pavarësisht moshës, rrëzon stereotipet e ndarjes së punëve sipas gjinive. Akin në një intervistë tregon se gomisterinë e hapi djali i saj para se të shkonte në shërbimin ushtarak. Kur shkoi në ushtri, thotë se, ajo vendosi për të punuar në dyqan në mënyrë që të mbijetojnë derisa djali kthehet nga ushtria. Në punëtorinë e gomisterisë, Vesile bënë shumë punë, por specialiteti i saj është ndërrimi i gomave të makinave. Akin më parë është marr edhe me endje të qilimave për të ndihmuar familjen e saj. ?Gratë duhet të jenë mjeke, duhet të jenë gjyqtarë, prokurorë, unë thash, le të bëhet njëra gomiste,? thotë gruaja e vjetër, duke qeshur. Beson se gratë, brenda mundësive të tyre, duhet të punojnë dhe të ndihmojnë në për mirëqenien e familjes?.

11:15 Kuriozitete

Dua të bëhem femër

Sapo djaloshi u ka bërë me dije kolegëve dhe eprorëve të tij...

10:26 Kuriozitete

Ishulli i maceve

Nëse do të bënim një përllogaritje, një banor duhet të kujde...

Lajmet e fundit nga