LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakistani ndalon reklamën për prezervativët

14 Shtator 2015, 16:30, Kosova & Bota CNA

Rregullatori i medias në Pakistan ka ndaluar transmetimin në televizion të një reklame për prezervativët, duke e cilësuar atë si ?të pamoralshme? dhe në kundërshtim me normat fetare.

Zëdhënësi i rregullatorit të medias, Fakhar-ud-Din Mughal, ka thënë se agjencia ka marrë ?dhjetëra ankesa? kundër reklamës.

Në Pakistan ? një shoqëri konservatore myslimane prej rreth 200 milionë banorësh ? seksi dhe planifikimi familjar konsiderohen tema tabu nga shumica.

Sipas Kombeve të Bashkuara, një e treta e pakistanezëve që duan kontroll në lindje, nuk kanë qasje në të.

Lajmet e fundit nga