Rama urim per vitin e ri shkollor
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social F...
Igli Totozani, President i Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), disa ditë më parë i ka dërguar një letër Jean-Claude JUNKER, President i Komisionit Evropian, për gjetjen e zgjidhjeve që kapërcejnë krizën e emigrantëve. Totozani, me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të AOM-së shkruan në këtë letër se: ?Kriza emergjente e migracionit në hapësirën e Mesdheut tashmë na ka konfrontuar me imazhe dhe dëshmi shokuese të vuajteve të personave, të cilët u largohen zonave të luftës, persekutimit dhe varfërisë. Fatkeqësisht, këto kohë të vështira dhe flukset migratore me destinacion Europën janë instrumentalizuar, gjithashtu, nga rrjetet trans-nacionale të krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Aktualisht, përmballemi me në sfidë të jashtëzakonshme nga përmasat etike, politike dhe ekonomike ? sfidë kjo, që kërkon bashkëpunimin e koordinuar dhe të qëndrueshëm mes aktorëve lokalë, rajonalë, europianë dhe ndërkombëtarë, në funksion të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme në planin afat-shkurtër dhe atë afat-gjatë, lidhur me këtë krizë humanitare të përmasave kolosale.
Presidenti i Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), i mbështetur nga të gjithë anëtarët e AOM-së, shpreh mbështetjen e fuqishme për angazhimin e institucioneve dhe agjensive të BE-së, për të mobilizuar vullnetin e duhur politik dhe burimet mbështetëse, për të trajtuar problematikën e flukseve mikse migratore. Implementimi efektiv i Agjendës Europiane mbi Migracionin, e miratuar nga Komisioni Europian ka rëndësi jetike, si për sa i përket veprimeve imediate për shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe azil-kërkuesve, ashtu edhe për trajtimin e shkaqeve në rrënjë të kësaj problematike, duke përfshirë këtu varfërinë dhe destabilitetin që qëndrojnë në sfond të krizës aktuale. Duke patur parasysh mbledhjen e Këshillit të Jashtëzakonshëm të Ministrave të Brendshëm të hënën, më 14 shtator 2015, ne inkurajojmë fuqishëm Komisionin Evropian për të vazhduar rolin e vet aktiv brenda sistemit institucional të BE-së dhe në marrëdhëniet me vendet e origjinës apo tranzitit, me synimin që përqasja e të drejtave të njeriut të jetë pjesë integrale e strategjive dhe plan-veprimeve kombëtare dhe ndër-kufitare në përgjigje të krizës së migracionit.
Bashkimi Evropian, momentalisht, përballet me një sfidë historike, e cila kërkon zgjidhje parimore dhe të qëndrueshme, në përputhje dhe respekt të vlerave të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të cilat përbëjnë edhe themelin e rendit juridik dhe kulturës politike të vetë Bashkimit Evropian. Pa dyshim që shkalla e suksesit të arritur është pazgjidhshmërisht e lidhur me nivelin e solidaritetit të qenësishëm dhe ndarjen e përgjegjësive që BE dhe Vendet Anëtare do të mund të tregojnë në vijimësi. Me tejet rëndësi për suksesin e axhendës së politikave dhe masave konkrete të ndërmarra është edhe mbështetja e një platforme partneriteti të gjerë dhe koherent të aktorëve të ndryshëm, duke përfshirë Institucionet e BE-së dhe Vendet Anëtare, organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile, autoritetet lokale dhe vendet e treta. Në këtë kontekst, angazhimi i Institucioneve të Ombudsmanit dhe Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut janë me rëndësi jetike për një dialog politikash dhe masa praktike, të cilat bazohen tek mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut.
Lidhur me sa më sipër dhe duke marrë parasysh shtrirjen gjeografike strategjike të AOM-së, duke përfshirë këtu një numër të konsiderueshëm vendesh tranziti apo origjine në Lindjen e Mesme, Ballkanin Perëndimor dhe hapësirën e gjerë të Mesdheut, Presidenti i AOM-së shpreh me këtë rast gaditshmërinë e këtij rrjeti të gjerë të Institucioneve të Ombudsmanit dhe Institucioneve të të Drejtave të Njeriut për të kontribuar dhe marrë pjesë në nisma të reflektimit dhe veprimit të përbashkët me synim sigurimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ndaj krizës humanitare të emigracionit?.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social F...
...
1 vit më parë, në cilësinë e ish-ministrit të Mirëqënies So...
Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se, thesari i Shtetit ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaroi se,...
Fatura eshte leshuar ne nje nga shkollat profesionale te Tir...
I larguar disa muaj me pare, pasi u akuzua se kishte fshehur...
Administrata e lartë dhe drejtuesit e institucioneve që përf...
Nga Luljeta Progni17 vite më parë, më 12 shtator 1998, u vra...
Të paktën 28 imigrantë u mbytën sot në brigjet e Greqisë pas...
Megjithë kontrollet e kapitalit bankat greke vazhdojnë të bo...
Në dhomën numër pesë, në katin e parë të ndërtesës dykatëshe...
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar ne rrjetet sociale per viz...
Partia Demokratike ka krijuar këto ditë një komision të posa...
Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i akuzuar per...
Policia Rrugore ne Korce, ka reaguar pas denoncimit ne cityn...
Kryeministri Edi Rama ka ekzpozuar 100 pikturat e tij në gal...
Sipas britanikes, Daily Mail, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedo...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka uruar fillimin e vit...
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për media me nën...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...