LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish- zyrtari i Mediut mohon të ketë lidhje me raportin e OSBE

14 Shtator 2015, 15:57, Politikë CNA

Ish- zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, ka mohuar zërat se qëndron pas raportit vulgar që i ka ?rrjedhur? OSBE në shtypin shqiptar.

Sajmir Shehu i cili ka punuar në sektorin ku është hartuar ky raport dhe që më parë ka punuar si ish zyrtar tek Ministria e Mbrojtjes, ka shmangur përgjegjsinë për raportin.

Në një letër dërguar gazetës TemA, Shehu thotë faktet nuk janë të lidhura me njëra- tjetrën dhe se fakti që ka punuar tek Mediu dhe në raport nuk është përmendur gjyqi i Mediut nuk kanë lidhje.

?Në asnje moment nuk jam marre as me shpifje dhe as me perbaltje politike.

Per sa i perket kesaj, nuk besoj qe ka ndonje qe mendon qe raportet me natyre sensitive apo politikat e OSBE i lihen ne dore nje personi dhe aq me teper dikujt me kontrate te perkohshme sic isha edhe une.

Nuk jam ne dijeni te raportit te plote dhe nuk e di se sa e si permendet njeri apo tjetri, nuk jam ne dijeni sa eshte permendur e si eshte permendur z. Basha, z. Mediu apo deputete te tjere te parlamentit shqiptar.

Ne fakt i perkas atij grupi social e kulturor qe respekton shtetin, institucionet dhe ligjet e tij, kushdo qofte ne krye, sepse shtetin nuk e ben as z. Rama e as z. Berisha, qe si te gjithe te tjeret jane te perkohshem ne drejtimin e tij, por e bejne ligjet dhe populli, dy shtylla qe nuk levizin kurre?, shprehet ai.

Lajmet e fundit nga