LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkim Shehu kallëzon për “shpërdorim detyre” paraardhësin e tij

14 Shtator 2015, 16:20, Politikë CNA

Bashkia e Kukësit ka kallëzuar penalisht ish-kryetarin, Hasan Halilaj për shpërdorim detyre. Ditën e sotme ky kallëzim është depozituar pranë Prokurorisë së Kukësit. Kryetari Bashkim Shehu në kallëzimin e tij ndaj Halilajt shprehet se nga KLSH janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së ish-kryetarit. Ndër shkeljet veçohen mos zbatim të procedurave për transferimin e klubit të futbollit në shoqëri aksionere, si Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimet përkatëse, duke lënë shkas për abuzim dhe shkelje të rënda ligjore, me dëm ekonomik ndaj Bashkisë Kukës. Nga auditi rezulton se janë konstatuar financime të pajustifikuara të bëra nga Bashkia e Kukësit për llogari të Futboll Klub Kukësit sh.a. Po ashtu nuk ka raporte financiare të Futboll Klub Kukësit sh.a, në kundërshtim me ligjin. Bashkia Kukës ka shpenzuar 37.5% të të ardhurave të realizuara për vitin 2013 për F.K.Kukës dhe 39% të të ardhurave të realizuara për vitin 2014. Prokuroria e Kukësit po vijon me veprimet e mëtejshme hetimore.

Lajmet e fundit nga