Connect with Us

Skandali/Thesari i Shtetit shnderrohet ne thesarin e LSI-së

Aktualitet

Skandali/Thesari i Shtetit shnderrohet ne thesarin e LSI-së

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se, thesari i Shtetit shnderrohet ne thesarin e Partise. Rast unik ne bote, thuhet ne postimin e Berishes ne rrjetet sociale.

Sipas ish kryeministrit, “ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter ne bote, Thesari i Shtetit eshte shnderruar ne thesarin e partise.
Ketu kemi liste pagesat sesi Kuvendi i Shqiperise dhe Ministria e Mjedisit perdorin Thesarin e Shtetit per te financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kerkeses se Ministrise se Mjedisit, kane kaluar pagesat ne llogari te Levizjes Socialiste per Integrim me pershkrimin “Min. Mjedisit kuote partie gusht 2015” sic jane bere edhe te shume muajve te tjere pergjate 2015.

Duket se ne kete vend institucioni shteteror eshte bere anetar i LSI dhe si i tille paguan kuotizacion, ndersa Thesari i Shtetit kthehet ne llogaritar te LSI

Ky eshte shembull I keqperdorimit me ekstrem i institucioneve publike qe kthehen ne leva partie ne kundershtim me dispozitat ligjore. I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi kete skandal te paprecedent, ne te cilin duart e zeza te partise, kovat e saj mbushen direkt ne kundeshtim flagrant me cdo ligj nga Thesari i Shtetit duke shnderruar ate ne thesar te partise”, perfundon postimi i Berishes.

LEXO EDHE:  Gjimnazistët e LSI zgjedhin strukturat e Komitetit Drejtues Kombëtar dhe Strukturat e LRI-së për gjimnazet

thesari kuotat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rinis proçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Publikuar

-

Nga

Rinis porçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Në Shqipëri nisi sot viti i ri shkollor, megjithë vështirësitë dhe rreziqet e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftuan se ndërmorën një seri masash mbrojtëse për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, megjithatë shqetësimi i prindërve dhe komunitetit vazhdon të mbetet i lartë.

Dhjetëra mijëra nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm nisën sot vitin e ri shkollor në kushtet e pazakonta të diktuara nga pandemia Covid-19.

Autoritetet arsimore pohojnë se kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe mësuesve.

Një protokoll shëndetësor është shfaqur në gjithë mjediset e shkollave dhe ministria ka kërkuar respektimin e tij me përpikmëri.

Midis masave të ndryshme që janë marrë për t’u mbrojtur nga infektimi prej koronavirusit është përgjysmimi i numrit të nxënësve në klasa, si dhe shkurtimi i orëve mësimore.

Zyrtarët pohuan se janë të vetëdijshëm që hapja e shkollave do të rritë numrin e të infektuarve me Covid, por zbatimi i masave mjekësore mund të parandalojë përhapjen e infeksionit.

Matja e temperaturës në hyrje të shkollës, vendosja e maskave dhe spëkatja e vazhdueshme me ilaçe higjenizuese në hyrje të klasave janë ndër masat kryesore edhe për nxënësit, ashtu si bëjnë secili në hyrje të shtëpisë përditë.

Bashkë me disa dhjetëra mijë nxënës në shkolla shkojnë edhe disa mijëra mësues dhe punonjës të tjerë, të cilët gjithashtu rrezikohen njëlloj nga infektimi prej koronavirusit.



Ish drejtuesja e arsimit të kryeqytetit, Majlinda Keta, sot përcolli mbesën e saj për në klasën e parë.

LEXO EDHE:  Berisha-Kodhelit/ Mimi Striptiza përdor sulmet ndaj opozitës si gjethe fiku

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e aktorit të madh/ Ja si e kujton ish-Kryeministri

Ajo thotë se krahas pandemisë, shkollat dhe sistemi arsimor kanë një seri problemesh dhe mungesash të tjera themelore, nga siguria dhe deri tek cilësia e librave dhe mësimdhënies.

“Ne aktualisht kemi shkatërruar rrjetin e zyrave arsimore, kemi shkatërruar sistemin e kualifikimit të vazhdueshëm të mësuesve dhe librat shkollorë nuk janë në nivelin e duhur profesional” – tha zonja Keta.

Në disa shkolla ka njoftime për infektime të mësuesve dhe nxënësve, partia Demokratike ka kërkuar një testim masiv të mësuesve për Covid-19 para se të nisë viti i ri shkollor.

Opozita kërkoi që të mbrohet shëndeti i çdo nxënësi dhe i çdo mësuesi nevojitet edhe testimi covid dhe testimi serologjik, për të izoluar përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit.

Qeveria, sipas opozitës, po e kalon përgjegjësinë e mbrojtjes së shkollave tek prindërit, duke u kërkuar të deklarojnë se janë të paprekur nga infeksioni.

Opozita deklaroi se ndryshe nga propaganda qeveritare, e vërteta është se masat janë gjysmake, fond shtesë për të mbrojtur shkollat nga Covid nuk ka, shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.

Ashtu si ishte një vit i vështirë dhe i rrezikshëm për cdo shtet dhe familje për shkak të pandemisë së covid-19, ky pritet të jetë një vit i vështirë dhe i rrezikshëm edhe për sistemin arsimor shqiptar, ku sfida shëndetësore do të jetë e përditshme./VOA/

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjecare ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin më inciale M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë



“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën” thuhet në  njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kufiri detar/ Krisafi: Nga pikpamja juridike Greqia ka të drejtë të zgjerohet 12 milje në det

Publikuar

-

Nga

Debati për detin/ Ksenofon Krisafi: Çështja e ishujve që mbetet ende e pazgjidhur

Studiuesi Ksenofon Krisafi ka folur lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë fqinje.

‘Qeveria greke, nga pikëpamja formale, juridike, është në të drejtën e saj që të zgjedhoret 12 milje në det”, është shprehur studiuesi  për Abc News.

Studiuesi Krisafi theksoi se ndodhitë e të shkuarës, nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria u lëshua territor.

“Përvojat e hidhura e të kaluarës, ndër vite, ndodhi edhe në vitin 2009. Për pakujdesi, papërgjegjshmëri, u lëshua territor. Këtë e thonë specialistë të fushës. Pra u cedua 354.4 km katrorë. Dikush thotë që u shit deti. Nuk e themi dot këtë, Shqipëria në 2009 nuk mori asgjë në këmbim..Për këtë arsye është gjithë ky shqetësim i ligjshëm i njerëzve…,”nënëvizoi Krisafi.



“Ka një akt juridiko-ndërkombëtar që quhet Konventa e Montego Bay-t, e vitit 1982 për të drejtën e detit. Ajo që në fillim të dispozitave të saj, në nenin 3, ka sanksionuar të drejtën e çdo shteti që laget nga ujërat e deteve dhe oqeaneve që të vendosi gjerësinë e detit territorial. Që fillon nga një deri në 12 milje detare. Jo më shumë se 12 milje detare…” , tha studiuesi.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e aktorit të madh/ Ja si e kujton ish-Kryeministri

LEXO EDHE:  Interesimi i Lille për Berishën/ Mungojnë vetëm detajet

“Nga pikëpamja formale, juridike, në bazë të atij nentit 3, të Konventës së Montego Bay-t qeveria greke, është në të drejtën e saj për ta bërë një gjë të tillë. Por, kjo duhet parë, në një kontekst të caktuar. Kjo bëhet atje ku përpara shteti ka hapësira të pafundme oqeanike, detare. Nuk ballafaqohet me shtete të tjerë. Nuk i ka as përballë e as në krahë. Në rastin tonë me Greqinë kjo nuk është aq e kollajtë për t’u bërë.”

Studiuesi, sugjeron se, duke marrë parasysh  situatën, dy palët e përfshira duhet të ndërmjetësohen nga një i tretë.

 

LEXO TE PLOTE