LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim: Për çfarë do festohet në Pezë?

13 Shtator 2015, 18:26, Aktualitet CNA

1 vit më parë, në cilësinë e  ish-ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj lajmëroi në facebook organizimin e aktiviteteve për Festën e Pezës, një ngjarje politiko-kulturore me rëndësi për të majtën dhe Partinë Socialiste dhe një festë e rithemeluar nga ish-kryetari socialist i Bashkisë, Edi Rama.

?Peza n?fest: Bëj gati çantën ? ke dhe 2 ditë kohë.Përkujtojmë dhe festojmë së bashku. Ne, jemi krenarë për historinë tonë. Festa fillon nga mëngjesi i të martës me aktivitete dhe muzikë të mirë deri në mëngjesin tjetër. Autobusa çdo një orë gjatë gjithë ditë-natës?-shkruante Veliaj duke marrë përsipër rolin e organizatorit të këtij evenementi.

Në shtator të vitit të kaluar ?Zëri i Popullit?, gazeta zyrtare e Parisë Socialiste po ashtu evidentonte rëndësinë historike të Konferencës së Pezës dhe rolit të Partisë Komuniste në shpëtimin e Shqipërisë. ?Iniciativën e thirrjes historike të Pezës e mori përsipër PKSH, por shumicën e përbënin patriotët dhe nacionalistët me pikëpamje të ndryshme që pranuan të merrnin pjesë në këtë kuvend. Data 16 shtator është një nga ngjarjet kulmore të LANÇ-it, një lapidar i madh që ndan dy kohë, atë të periudhës kur shqiptarët mendonin dhe luftonin të përçarë. Nga kjo pikëpamje Konferenca e Pezës qe një diell që ndriçoi mendjet e njerëzve, që ngrohu shpirtrat e trazuar të shqiptarëve dhe që hodhi dritë në rrugën e vështirëpor të sigurtë drejt çlirimit dhe shpëtimit kombëtar?-thuhej në artikullin e botuar nga gazeta ?Zëri i Popullit? në përkujtim të kësaj ngjarje dhe në vigjilje të festës që do të organizohej nga ministri Veliaj në Pezë. http://www.zeripopullit.com/index.php?option=com_content&vieë=article&id=7261:konferenca-e-pezes-hodhi-themelet-e-bashkimit-kombetar&catid=72:ditar&Itemid=134. 1 vit më parë pati kritika për marrjen përsipër të kësaj feste nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe mënjanimin e Ministrisë së Kulturës nga ky aktivitet, e megjithatë shpjegimet ishin se kjo festë ishte më shumë rinore dhe për këtë përgjigjej më së shumti Minsitria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që drejtohej nga Veliaj.

Por në Pezë nuk kanë shkuar vetëm të rinjtë e FRESH-it, por edhe veteranët me shall që kanë dëgjuar të këndohen pas shumë vitesh në Pezë këngë partizane.

Ka një këmbëngulje të zotit Veliaj për të qëndruar pranë kësaj shtrese duke shfrytëzuar këtë ngjarje dhe ndjeshmëritë që ajo përcjell. Në këtë mënyrë a mos projekton kryetari aktual i bashkisë celebrimin e tij si kryetar i ardhshëm i Partisë Socialiste?

Me mbështetjen  e pakursyer të kryeministrit Rama, Erion Veliaj kaloi nga ministër në kryetar Bashkie dhe duket se në këtë zhvendosje ka marrë me vete edhe autorësinë e organizimit të Festës së Pezës, ngjarjes më kulmore për të majtën gjatë luftës pas krijimit të Partisë Komuniste.

Por meqë Konferenca e Pezës ishte iniciativë e Partisë Komuniste, a duhet festuar edhe krijimi i Partisë Komuniste që solli këto zhvillime historike dhe ditë të bardha përbashkimi për popullin shqiptar? Në Pezë do të përkujtohet apo festohet një organizim politik që i njeh meritat udhëheqjes komuniste të kohës për vizionin e një fronti shumëpolitik në luftën kundër nazifashizmit.

Dhe kjo nën dirigjimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës që shfrytëzoi takimin e prezantimit të administratorit të Pezës për të njoftuar angazhimin e tij personal për festimet e Pezës. ?Kemi vendosur që këtë herë festën e Pezës të mos e festojmë vetëm në një ditë, në datën 16 shtator, por do të kemi tre ditë të plota me aktivitete, si për shembull një treg fermerësh, shitje të produkteve bujqësore, promovimin e produkteve të zonës, si dhe do të ftojmë njerëz nga Tirana që të vijnë të njohin edhe këtë pjesë të Pezës?, – u shpreh Veliaj.

Por a u takon kjo festë të gjithë qytetarëve të bashkisë së Tiranës dhe a ka kuptim të festohet pas 71 vitesh triumfi i një formacioni me një orientim të caktuar politik të marrë nën patronazhin e vetë kryetarit të bashkisë? Aq më tepër kur Erion Veliaj është shprehur se festa e Pezës do të shërbejë si një provë për organizimin e festave të 28-29 nëntorit./respublica

Lajmet e fundit nga