LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë, 21- vjeçari përdhunon shokun e tij 16 vjeç

12 Shtator 2015, 08:15, Kronika CNA

Policia a Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Myslim Shyri?, në banesën e 21-vjeçarit, Nikola Bicja.

Ky i fundit e ka ftuar në shtëpi të miturin me pretendimin se kishte marrë një videolojë të re dhe nuk dinte ta përdorte. Në momentin e mbërritjes së adoleshentit K.Ç në banesë, Bicja ishte i vetëm në shtëpi.

Abuzimi dyshohet se ka nodhur në kuzhinë. 16-vjecari është kërcënuar që të mos tregonte çfarë i kishte ndodhur se në të kundërt do të ishte më keq për të. Por adoleshenti u kështe rrëfyer prindërve ngjarjen. Këta të fundit shkuan në komisariatin Nr.2 për të bërë denoncimin. Policia kreu arrestimin e 21-vjecarit, Nikola Bicja, ndërsa ka marrë dëshminë edhe të 16-vjecarit të abuzuar, me praninë edhe të psikologes.

Grupi hetimor punon për të saktësuar nëse kjo ishte hera e parë që Bicja abuzonte me të mitur apo ka pasur edhe raste të tjera.

Lajmet e fundit nga