Connect with Us

Show i Llallës me prangat për korrupsion

Aktualitet

Show i Llallës me prangat për korrupsion

Publikuar

-

Adriatik Llalla nuk di të ndalet. Në kredon e tij për të premtuar dhe për të mos vepruar ai është tashmë një kampion. Që megjithëse nuk bën asgjë përsëri vazhdon të flasë për arrestime zyrtarësh të lartë. Ai ka paralajmëruar një gjë të tillë edhe në javët që do të vijnë. Kur gazetarët e pyetën pas një takimi në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë aiu u premtoi pikërisht të njëjtën gjë që u kishte thënë edhe fiks një vit më parë. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë dhe kryeprokurori ka mbetur në vend..

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen hetime pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit “OPDAT” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizë.

Lapsi.al i është rikthyer  arkivës së tij, për të parë të gjitha deklaratat bombastike të Adriatik Llallës gjatë vitit të  fundit…

Në maj 2014 gjatë një takimi analizë me krerët më të lartë të policisë së shtetit, për ti dhënë një hov të ri luftës kundër kriminalitetit, ai doli përpara gazetarëve dhe lëshoi lajmin bombë: “Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit”. Por interesimit të mëtejëshëm ai iu përgjigj: “Nuk mund të flas me emra”.

Vera kaloi dhe asgjë nga këto hetime nuk u konkretizua. Në rrejtën e prokurorisë, ra vetëm guvernatori Fullani, të cilin e braktisën të gjithë dhe më shumë sesa ndonjë punë e prokurorisë ky ishte një reagim pas faktit të kryer.

Në fillim të shtatorit Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht nuk hezitoi sërisht të lëshonte deklarata të forta. “Aktualisht, krahas çështjeve që janë në gjykim, autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha shefi i organit të akuzës.

Kaluan përsëri dy muaj dhe në 6 nëntor kryeprokurori vendosi të shfaqet në emisioninTop Story të Sokol Ballës. Ai theksoi se vendin po e pret një valë arrestimesh, që përfshijnë zyrtarë të lartë, ministra aktualë dhe ish ministra. Të pakëtn për një ministër aktual, Llalla tha se prokuroria e ka nën hetim për një ngjarje dhe shumë shpejt do të ketë lajme për këtë. Ai pohoi gjithashtu pas interesimit të gazetarit Balla se cështja e bankierit të vrarë Santo mund të ketë një një përfundim të shpejtë: “Hetimet e prokurorisë vazhdojnë me intensitet të lartë duke kërkuar mirëkuptimin tënd nuk mund të jap më tepër detaje për këtë ngjarje. Po ka mjaft pista ku dyshohet dhe që priten rezultate konkrete”.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla bashkë në Gjykatë/ “Luftë e ftohtë” me Krimet e Rënda

Kanë kaluar disa muaj që atëherë, por edhe cështja Santo është në vend edhe cështja e ministrit aktual që po hetohet duket sikur është haruar.

Në shkurt 2015 Adriatik Llalla u shfaq në Shkodër ku kish vajtur për të përuruar godinën e re të prokurorisë. Edhe atje ai nuk pati fare droje të deklaronte se shumë shpejt do të arrihet në përfundime lidhur me shpërthimet me tritol në kryeqytet: “Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijon hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin”.

Pikërisht këto deklarata pa substancë e bënë ish kryeministrin socialist Pandeli Majko që gjatë një përballje me kryeprokurorin në 14 nëntor, në komisionin e ligjeve, ta pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse thjeshtë po bënte politikë me qëndrimet e tij publike.

Në fakt kjo është pyetja që shtrohet realisht për shefin e institucionit të akuzës: a është shndërruar ai në një politikan, që thjeshtë manovron për ta pasur mirë me palët, pa pasur asnjë ambicie konkrete për të luftuar krimin?

Disa raste flasin pikërisht për këtë. Deri më tani të vetmit njerëz që janë goditur, madje me lëvizje spektakolare të papërligjura janë ish guvernatori Fullani, ish kreu i bashkisë së Vlorës, gjika dhe nja dy kryebashkiakë të tjerë që Rama duhej të hiqte qafe para zgjedhjeve të qershorit si Flamur Bime në Gjirokastër dhe baftjar Zeqo në Fier. Të dy viktimat e  arrestimeve spektakolare  apo edhe dy kryebashkiakët që tani janë lënë në harresë, janë njerëz që e kishin humbur krejtësisht mbështetjen politike. Ato ishin lëvizje që i pëlqenin shefit të shumicës Rama dhe nuk e shqetësonin aspak kundërshtarin e tij dhe përzgjedhësin e Llallës, Berisha. Pra pyetja që shtrohet është: a po sillet Adriatiku si një ekuilibrist, apo si një njeri i ligjit? Në favor të kësaj pandehme të parë janë edhe disa episode, si ato të krerëve të policive ndërtimore të qeverisë dhe të bashkisë Tiranë që u bënë në të njëjtën ditë. Po në të njëjtën ditë u shpall lajmi edhe për fillimin e cështjes penale të një deputeti të PD-së, Astrit Veliajt, me atë për procedimin ndaj deputetëve grushtaxhinj të PS-së, Ndoka dhe Nderu. Kjo lojë prej ekuilibristi e ka bërë Adriatik Llallën që megjithëse me ndonjë “kunjë” të vogël të mbështetet nga kryeministri. Ajo e ka ka bërë cuditërisht atë edhe të mbrojturin e Berishës, megjithëse ky i fundit në mëse një rast e ka akuzuar prokurorinë (por e ka vecuar atë personalisht) se vepron me urdhra politikë.

Me sa duket kryeprokurori e ka arritur qëllimin me strategjinë e tij që është në modë jo vetëm në prokurori: Të bëjë shou pa bërë punë. Të japë deklarata bombë, pa pasur rezultate konkrete. Ndoshta këtë bëri edhe së fundi kur paralajmëroi sërish arrestime. Edhe njëherë më shumë. Prandaj, me sa duket prej tij është e kotë të priten goditje të mëdha. Dërgim para drejtësisë për ministra dhe ish ministra. Adriatik Llalla nuk ka forcë të godasë. Në të vetmin rast që e ka bërë realisht këtë, ka qenë kundër një vartësi të tij. Por edhe ky rast nuk mund të vërtetohet. Sepse për të tashmë kamerat janë fshirë. lapsi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  “Peshku i madh”, Adriatik Llalla mund të arrestohet?

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla në listën e zezë/ Zbardhet kërkesa për SHBA-në



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE