LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD homazhe në kujtim të Azem Hajdarit/ Basha: Azem ti je gjallë

12 Shtator 2015, 11:08, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka përkujtuar sot 17 vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  në një prononcim për mediat para memorialit të Azem Hajdarit,  u shpreh se ?sot ne nderojmë martirin e demokracisë, liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, njeriun që vrau frikën dhe me frikën e hedhur tok, shpërndau kurajon e njërëzve të lirë nga Jugu në Veri?.

?Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit, përmbysjen e madhe dhe të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimtimit të kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe i qytetarëve të lirë me 12 shtator 1998, por nuk e shkuli nga mirënjohja e demokrateve, mirënjohja e një kombi të tërë, nga nderimi i veprës së tij të pa vdekshme?, tha Basha.

_MG_9224Basha u shpreh se ?Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është kurajo, vendosmëria e tij, për të mos lëshuar liritë e fituara në dhjetorin e vitit 1990-të. Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është forca kreshnike e tij në Partinë Demokratike për t?u prirë edhe një herë dhe për ta mposhtur krimin e lidhur me pushtetin dhe pushtetin e bërë njësh me krimin?.

_MG_9268Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të krijimit te kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998, si dhe Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes ne Kuvend

07:19 Aktualitet

Shtypi i ditës

  – See more at: http://www.sot.com.al/politike/shtypi-i-dit...

Lajmet e fundit nga