LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza e refugjateve nxjerr në pah anën e shëmtuar të rusëve

12 Shtator 2015, 15:35, Kosova & Bota CNA

Edhe pse kriza me refugjatët në Evropë nuk ka prekur drejtpërdrejt Rusinë, ajo sigurisht se ka ndezur përdoruesit rusisht-folës të internetit.

?Ata na gënjejnë kur thonë se janë të sëmurë nga infeksionet. Nuk është e vërtetë. Ata jetojnë krah për krah me to që nga lindja. Janë gjermanët që do të vdesin nga këto sëmundje?.

?Kam ndaluar të shkoj në Francë. Vajzat franceze nuk mund të veshin më minifunde dhe të gjitha kafenetë janë të mbushura me Ibrahima?.

?Më vjen keq për qytetet e Evropës, që kanë qenë të bukura dhe të pastra?.

Këto janë vetëm disa nga më shumë se 500 komente të postuara në ueb-faqen E vërteta për Refugjatët.

Edhe pse racizmi i tillë i hapur gjendet rrallë në mediat ruse, mbulimi i ngjarjeve kësaj radhe është alarmant.

?Sasia e barbarëve është shqetësuese për Evropën?, ka shkruar shkrimtari dhe politikani nacionalist rus, Eduard Limonov, në gazetën Izvestiya.

?Fluksi i barbarëve është dënim për faktin se ju keni dhunuar Lindjen e Mesme, Azinë dhe Afrikën me shekuj?, ka shtuar ai.

Dmitry Kiselyov, udhëheqës i mediumit Russia Today, ka thënë se Hungaria është ?shantazhuar? nga Bashkimi Evropian për të hequr dorë nga ?kultura e saj shekullore?, për hir të ?rregullave të reja të Bashkimit Evropian, ku nuk ka vend për traditat e krishtera?.

Shumë media ruse, përfshirë edhe agjencinë shtetërore të lajmeve RIA-Novosti, kanë raportuar se ?mbi 4,000 militantë nga grupi terrorist i Shtetit Islamik (IS) kanë hyrë tashmë në Evropë me refugjatët?.

Ndoshta artikulli më nxitës ka dalë në të përditshmen e njohur ruse, Komsomolskaya Pravda, që pretendon se është ditari i një gruaje ruse që jeton në Mynih të Gjermanisë.

?Në shtyp ka një temë të re diskutimi: si të detyrojmë refugjatët të pastrojnë jashtëqitjet e tyre?, ka shkruar ajo. Sipas saj, ?gjermanët nuk e kuptojnë se këta njerëz nuk pastrohen?.

Andrei Dittsel, një rus që jeton në Hamburg qysh në vitin 2002 dhe që vazhdimisht u ka siguruar ushqime dhe gjëra të tjera refugjatëve, i ka thënë Raios Evropa e Lirë se nuk është i befasuar se shumë rusë që jetojnë në Evropë, janë në ankth për shkak të krizës.

?Këta njerëz vazhdojnë të jetojnë në hapësirën rusisht-folëse të informacionit, edhe pse trupat e tyre janë fizikisht në Tel Aviv ose Dortmund?, ka thënë ai.

Sipas tij, njerëzit e tillë janë të shqetësuar për ?dobësimin e identitetit evropian? dhe ?marrjen e Evropës nga myslimanët?.

Analisti liberal rus, Vitaly Portnikov, ka thënë se zemërimi i rusëve me krizën me refugjatë lidhet me vetë agresionin në rritje brenda shoqërisë ruse dhe me një ?ksenofobi që është e çmendur, e pakuptueshme dhe e papranueshme për një ish-perandori?.

?Rusia bashkëkohore është një shtet me mentalitet dhe frikë të një adoleshenti të trembur?, ka shkruar ai në një koment më 4 shtator.

Lajmet e fundit nga