Connect with Us

Boksieri amerikan merr shtetësinë ruse

Bota

Boksieri amerikan merr shtetësinë ruse

Publikuar

-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një dekret për miratimin e kërkesës për shtetësi të boksierit të famshëm amerikan, Roy Jones.

Njoftimi është bërë sot në ueb-faqen e presidencës ruse.

Më 19 gusht, Jones ka takuar Putinin në Sevastopol të Krimesë – rajon ky i Ukrainës, por që është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

LEXO EDHE:  “Dil e shih kur del Luli me çanta”/ Balla: Mori një milion dollarë nga familjarë të Putin

Në takim, Jones ka thënë se do të donte të bëhej shtetas rus.

Jones ka nisur karrierën e tij në boks në vitin 1989 dhe ka fituar tituj botërorë në katër kategori.

Ai ka një karrierë prej 62 fitoresh dhe tetë humbjesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti Trump: SHBA janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm

Publikuar

-

Nga

Pasi më parë presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjenerali iranian u vra për të ndalur luftën, nga Mar-a-Lago, Florida, bëri një tjetër deklaratë për mediat, ku konfirmoi se ishte ai që  udhëzoi ushtrinë e SHBA-ve për të kryer goditjen ajrore që vrau “terroristin numër një në botë”, Qassem Soleimani.

Pasi bëri një përmbledhje të aktivitetit terrorist të Qassem Soleimanit, raporton radioja amerikane VOA. presidenti Trump shtoi se:

“Ajo çfarë Shtetet e Bashkuara bënë dje, duhej të ishte bërë prej shumë kohësh. Shumë jetë mund të ishin shpëtuar… protestuesit që u shtypën brutalisht në Iran, ku mbi një mijë civilë të pafajshëm u torturuan dhe u vranë nga vetë qeveria e tyre. Ne vepruam për të ndalur një luftë. Nuk vepruam që të fillojmë luftën”.

LEXO EDHE:  Pasaportat “e arta”/ Ja si shitet shtetësia për oligarkët rusë, nga Qipro në Karaibe

LEXO EDHE:  Putin: Rusia e gatëshme të punojë me Uashingtonin

Megjithatë, Presidenti Trump nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm. “Nëse do të kërcënohen amerikanët, kudo që të ndodhen, ne i kemi të identifikuara objektivat dhe unë jam gati dhe i përgatitur për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm”, tha presidenti Trump.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ekzekutimi i Qassem Soleiman/ Rritet me 4% çmimi i naftës

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i  gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, komandant i forcave elitë të Iranit, ka ndikuar menjëherë në tregun ndërkombëtar.

Mësohet se, pas përhapjes së lajmit, është rritur me 4% çmimi i naftës. Presidenti iranian Hassan Rouhani në një deklaratë për mediat, u zotua për shpagim, ndërsa eksperti Jeffrey Halley aludon se zemërimi iranian do prekë rafineritë dhe cisternat e naftës.

Çmimi i naftës mund të ndikohet drejtpërsëdrejti, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe në shtator të 2018-ës, pas sulmeve të koordinuara mbi rafineritë saudite të naftës. Në atë kohë çmimi i naftës u rrit me më shumë se 14%, dhe furnizimi global i naftës u reduktua me 5%.

LEXO EDHE:  “Dil e shih kur del Luli me çanta”/ Balla: Mori një milion dollarë nga familjarë të Putin

LEXO EDHE:  Të gjithë po e urojnë për shtetësinë e re, por Anxhelina nuk qenka shqiptare

Vrasja e gjeneralit iranian me urdhër të presidentit të SHBA, Donald Trump mund të krijojë tensione, ndërsa Kina ishte para që bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje mbrëmjen e sotme qytetarëve amerikanë që jetojnë në Irak, të largohen menjëherë nga ky shtet dhe të mos i afrohen Ambasadës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vrasja e gjeneralit tensionon marrëdhëniet/ DASH thirrje amerikanëve: Largohuni nga Iraku

Publikuar

-

Nga

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se marrëdhëniet mes shteteve janë tensionuar pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleiman.

DASH i bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga ky shtet dhe të mos i afrohen Ambasadës amerikane.

“Për shkak të tensioneve të ngritura në Iraq dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e Sh.B.A nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës. Qytetarët e SHBA në Irak ose të shqetësuar për të dashurit në Irak mund të kontaktojnë Departamentin e Shtetit në 202-501-4444 ose pa pagesë në Sh.B.A në 888-407-4747. Shmangni Ambasadën e Sh.B.A në Baghdad. Monitoroni median lokale dhe ndërkombëtare për azhornime”, shkruan në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

LEXO EDHE:  Zbardhet data/ Ja kur do zhvillohet biseda e parë Putin-Trump

LEXO EDHE:  Dorëzohet Putin: SHBA superfuqia e vetme në botë

Kujtojmë se  Qassem Soleimani, komandanti i forcave elitë të Iranit, u ekzekutua mëngjesin e sotëm me raketa amerikane, me urdhër të presidentit të SHBA Donald Trump./ CNA.al

LEXO TE PLOTE