LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: OSHEE, 5 MILIARDË LEKË PËR MIKUN E KLIENTIN E EDI RAMËS

11 Shtator 2015, 08:32, Aktualitet CNA

Pas pak orësh, sipas porosisë së Edi Ramës, OSHEE do hapë zarfat për të shpërblyer me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të kryeministrit me të cilin ai ka marrie e dhënie që në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Masha që përdoret në këtë rast, është OSHEE-ja, dhe paratë që do jepen për ndërtuesin e Edi Ramës janë marrë me kërbaç, me dhunë e me burg, me jetë njerëzish, nga shqiptarët e varfër e të pamundur.

Paratë e gjakut të shqiptarëve, janë paketuar, janë bërë gati, pra plot 5 miliardë lekë, për tiu dhënë sot mikut e klientit të Edi Ramës.

Partia Demokratike, po i shtron sot këto pyetje OSHEE-së:

A është paracaktuar fituesi për tenderin e godinës së kësaj organizate?

A janë bërë kriteret enkas për fituesin e paracaktuar?

Pse nuk ka transparencë për paratë e shqiptarëve?

Pse shpenzohen paratë e mundit, e gjakut të shqiptarëve për zyra të reja e për luks?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë aferë korruptive?

Deklaratë për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike Orjela Nebijaj, 11 Shtator 2015.

Lajmet e fundit nga