LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastriot Piroli: Vetëm dy muaj burg kam bërë/Dua të bëhem deputet

11 Shtator 2015, 07:54, Aktualitet CNA

Dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës ka ?zgjuar? të gjithë kandidatët për deputetë nën logon e PS-së për zgjedhjet e vitit 2013. Teksa emri që do të zëvendësojë Ndokën shkon qartazi te Eduart Ndocaj, zëvendësimi i mundshëm i Prengës ka ndezur lojën.

Arrestimi i deputetit Armando Prenga, nuk do të thotë domosdoshmërish humbje e mandatit prej tij, por në rast se ai brenda 2 vjetësh, pra përpara se ky legjislativ të shpërndahet, dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, Prenga e humbet mandatin.

Ai do të duhet të zëvendësohet me emrat pasues në listë dhe radha i bie Kastriot Pirolit.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin, për shpërdorim detyre, dhe ka bërë edhe dy muaj burg. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, ai tha se vërtetë ka bërë 2 muaj burg, por vendimi nuk është formës së prerë sepse ai e ka ankimuar në Apel, ndaj mandati i Prengës i takon atij.

?Unë nuk jam tani në burg.

Kam bërë 2 muaj burg nga arrestimi në mars për shpërdorim detyre.

Pastaj gjykata vendosi lirim të menjëhershëm pasi kisha bërë burg mjaftueshëm.

Unë nuk jam dënuar me vendim të formës së prerë, pasi çështja është në apel.

Në këto kushte, bazuar në Kushtetutë, mandati është i imi, dhe unë e pretendoj atë?,-tha Piroli për Shqiptarja.com.

Ai tha se për këtë çështje nuk ka diskutuar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, e as nuk është thirrur nga KQZ-ja.

?Nuk jam takuar me kryeministrin.

Nuk isha në mbledhjen me strukturat e PS-së një ditë më parë, mbase ai do të më thërrasë në një moment të dytë, kur të mos ketë ngarkesë pune.

Nuk kam marrë ndonjë njoftim as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por besoj do ta marr kur të vijë koha?,- tha Kastriot Piroli.

Lajmet e fundit nga