LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ILDKP kallezon penalisht ish-deputetin: Arben Ndoka fshehu 1.5 mln euro

11 Shtator 2015, 14:31, Aktualitet CNA

Ish-deputeti Arben Ndoka eshte kallezuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesav.

Pasi ka perfunduar kontrollin e plote te deklarates se pasurise se Arben Ndokes, ILDKPI thotë se është konsumuar vepra penale e fshjehjes së pasurisë.

?Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1.5 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Arben Ndoka është kallëzuar penalisht?, thuhet në deklaratën e ILDKP-së.

Ky institucion sqaron se Ndoka ka refuzuar kërkesën e bërë prej tij për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e pasurisë së tij, duke mos u paraqitur.

Në fund, ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm, për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale, duke mbajtur parasysh faktin që kemi të bëjmë me një deputet të dënuar jashtë vendit për vepra të tjera penale e që pasuria e tij, e pajustifikuar me burime të ligjshme, mund të jetë rezultat edhe i këtyre aktiviteteve.

Lajmet e fundit nga