LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në familjen Doda: Qeveria vrasëse e shpresës

11 Shtator 2015, 13:38, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ngushëlloi sot familjen e Arif Dodes i cili u vetëvra pak ditë më parë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE.

Duke folur për mediat kryedemokrati tha se Arifi përfitonte deri para pak kohësh kempin, një shumë të hollash si person me aftësi të kufizuara me anë të së cilës mbante familjen, por se kjo mundësi iu pre në mënyrë pa i dhënë asnjë shpjegim dhe asnjë llogari.

Në këtë linjë ai tha se, ?Pas kësaj, bandat dhe banditët e OSHEE i hoqën edhe dritën me të cilën dy fëmijët e tij lexonin librat e shkollës. Nuk ka nevojë të flas unë, futuni brenda dhe shikoni kushtet e kësaj familje. Duhet të kesh mentalitet kriminal si banditët që vërtitën mbi këto familje të presësh poçat e ndriçimit përkundër dëshirës për të arritur një marrëveshje. Nuk kishin ku ti gjenin dhe hallka më e dobët u këput. Kryefamiljari i mori vetes jetën, duke lënë në mënyrë tragjike dy jetimë?, tha Basha.

Ai deklaroi se kjo është një tragjedi që po përjetohet çdo ditë nga mijëra familje shqiptare dhe se Qeveria, nuk po bën asgjë për këto familje në pamundësi ekonomike por po shton çdo ditë mjerimin e tyre.

?Sot, akuzoj qeverinë e Edi Ramës si vrasëse të shpresës së këtyre mijëra familjeve, si përgjegjëse numër një për situata e tragjedi si kjo që ka goditur familjen Doda sot e ka marrë jetën e kryefamiljarit për shkak të 20 apo 30 mijë lekëve këst që nuk kishin ku ti gjenin e dhjetëra raste te tjera. Sot derrat e korrupsionit po hapin zarfet e një tenderi 5 milion dollarë, 5 miliardë lekë për të rikonstruktuar zyrat e bandës kriminale që quhet OSHEE?, u shpreh kreu i PD.

Ndërsa ka garantuar mbështetjen e Partisë Demokratike për familjen Doda, Basha u ka bërë apel qytetarëve të ndihmojnë këtë familje që të arsimojë fëmijët e mbetur jetim.

Sipas tij çështja duhet zgjidhur nga shteti i së drejtës, shteti që iu shërben qytetarëve dhe jo që pasuron pushtetarët.

Arif Doda i dha fund jetës pak ditë më parë në gjendje depresive pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe pamundësisë për të shlyer detyrimet.

Ai mbeti jetim në moshën 5 vjeçare pasi babai i tij vdiq në krye të detyrës gjatë ndërtimit të hidrocentralit në vitin 1975.

Lajmet e fundit nga