LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova prezanton produktet artizanale në Shtëpinë e Bardhë

10 Shtator 2015, 17:00, Kulturë CNA

E gjithë kjo është bërë me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Balkanspring.com do të jetë prezente në Kampanjën Globale të Ndërmarrjeve Artizanale e cila filloi më 9 shtator dhe do të mbahet deri me 11 shtator 2015 në Washington D.C. Për KultPlus, udhëheqësja e këtij dyqani Sara Fusha tregoi për rëndësinë e kësaj paraqitjeje për të gjitha gratë e Kosovës.

?Është jashtëzakonisht e rëndësishme paraqitja e prodhuesve artizanalë të Kosovës në këtë konferencë, dhe ekspozimi i disa nga produkteve punëdore këtu në Shtëpi të Bardhë, sepse kjo përveç që do të promovoje produktet, prodhuesit dhe Kosovën do të krijoje kontakte dhe mundësi të reja për bashkëpunim dhe zgjerim të tregut?, tha Sara Fusha duke vazhduar të tregoj se në këtë ekspozitë do të prezantohet veshje të ndryshme të punuara nga gra të Kosovës si thurje, bizhuteri, punime ne vek, e kështu me radhë.

Kjo ngjarje është e organizuar nga Aleanca për Ndërmarrës Artizanalë, e drejtuar nga organizata për studime edukative dhe politike ?Aspen Institute? me bazë në Washington DC dhe e lansuar nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, më 2012. Me këtë ngjarje synohet krijimi i vendeve të reja të punës në Kosovë, rritja e kapacitetit të prodhimit dhe eksportit për kompani të mëdha botërore, rrjetëzimi me biznese tjera… Përveç pjesëmarrësve ekspozues dhe bizneseve të ndryshme nga e gjithë bota, të pranishëm do të jenë Ambasadorë të shumtë nga Departamenti i Shtetit si dhe mysafirë tjerë.

Lajmet e fundit nga