Connect with Us

Vala e refugjatëve vazhdon të përmbytë Evropën

Aktualitet

Vala e refugjatëve vazhdon të përmbytë Evropën

Publikuar

-

Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker po bën thirrje për zbatimin e një plani që parashikon kuota të caktuara refugjatësh që mund të pranojë secili vend i Bashkimit Evropian. Vetëm pak muaj pasi Bashkimi Evropian shmangu daljen e Greqisë nga eurozona, kriza e refugjatëve është bërë sfida më e madhe e bllokut prej 28 anëtarësh.

Zoti Juncker pritet të shpallë nesër një plan të zgjeruar, në bazë të të cilit çdo vend i Evropës do të duhet të pranojë kuota të caktuara refugjatësh gjatë dy viteve të ardhshme. Plani mund të përfshijë deri në 160 mijë refugjatë. Pjesën më të madhe do ta merrnin Gjermania, Franca dhe Spanja, të ndjekura nga Polonia, Holanda, Rumania, Belgjika dhe Suedia.

Ndërkohë që mijëra refugjatë nga Siria dhe vende të tjera të shkatërruara nga lufta marrin rrugën nga Hungaria për në Gjermani dhe destinacione të tjera të Evropës perëndimore, mijëra janë bllokuar në Greqi dhe Maqedoni, pa asnjë shenjë se kur mund të lëvizin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se rreth 30,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi, prej të cilëve vetëm në ishullin Lesbos janë 15 deri në 18 mijë, ndërkohë që 7 mijë refugjatë sirianë ndodhen në Maqedoni. Ata presin të kalojnë nëpër procedurat e regjistrimit para se të lejohen të shkojnë dhe të kërkojnë azil.

Ministri i Brendshëm grek Janis Mouzalas citohet nga agjencia franceze e lajmeve të ketë thënë se gjendja në Lesbo është “në prag të shpërthimit.”

Zëvendës kancelari gjerman Sigmar Gabriel u tha gazetarëve dje se vendi i tij do të jetë në gjendje të pranojë deri në 500 mijë refugjatëve në vit gjatë disa viteve.

Gjermania ka thënë se pret që gjatë këtij viti të pranojë deri në 800 mijë refugjatë.

LEXO EDHE:  Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

“Kjo do ta ndryshojë vendin tonë brenda disa viteve. Ne duam që ky ndryshim të jetë pozitiv dhe ne besojmë se mund ta arrijmë këtë,” tha kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.

Zonja Merkel ngul këmbë që Evropa të zbatojë një sistem të përbashkët për shpërndarjen e azilkërkuesve, në bazë të kuotave të detyrueshme për secilin vend.

Ndërkohë, qindra emigrantë u grumbulluan sot në një kamp pritjeje në Hungari pranë kufirit serb, pasi kishin kaluar nga Serbia.

Kampi, i ngritur në një fushë të hapur pranë qytetit kufitar Röszke, shërben si strehë e përkohshme për të sapoardhurit, kryesisht refugjatë nga Siria, të cilët kalojnë aty natën, para se të dërgohen në kampet e tjera të tranzitit.

Por këto kampe janë tashmë të mbipopulluara. Refugjatët janë të raskapitur dhe të traumatizuar, sidomos familjet me fëmijë, pasi nuk janë të përgatitur për të përballuar netët e ftohta me temperatura deri në 8 gradë Celsius.

“Unë ëndërroj dhe uroj. Nuk mendoj për asgjë. Jam e trishtuar, e sëmurë, ndjej dhimbje”, thotë avokatja 45-vjeçare Lejla nga Siria. Ajo thotë se udhëtimi ka qenë shumë i rrezikshëm.

“Dua t’i them gjithë Sirisë, mos ikni në këtë mënyrë. Unë shoh vdekje në çdo qytet,” thotë refugjatja.

Ndarjet e thella për mënyrën se si do të përballohet ky vërshim i emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia përbëjnë një kërcënim për vlerat e Bashkimit Evropian dhe imazhin e tij në botë. Ato mund të ulin aftësinë e tij për të vepruar së bashku në drejtim të reformimit të eurozonës dhe lehtësimit të borxhit grek.

Vetëm pak muaj pasi Europa shmangu me vështirësi daljen e Greqisë nga eurozona, kriza e refugjatëve është bërë sfida më e madhe e bllokut prej 28 anëtarësh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Një qytet në Gjermani mirëpret refugjatët

LEXO EDHE:  Masa të shtrënguara në pikat kufitare/ Lajm i keq për personat që duan të kërkojnë azil

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Një qytet në Gjermani mirëpret refugjatët

LEXO EDHE:  Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: