LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siri, kryengritesit ne zoterim te bazes ajrore, zmbrapset ushtria

9 Shtator 2015, 15:20, Kosova & Bota CNA

Televizioni shtetëror sirian thotë se kryengritësit kanë pushtuar një bazë ushtarake ajrore në veriperëndim të vendit.

Në një raport të këtij televizioni, thuhet se më 9 shtator, forcat qeveritare në bazën ajrore Abu Zuhour ?janë evakuuar nga pozicionet e tyre dhe janë zhvendosur në një pikë tjetër?.

Kryengritësit përgjegjës për këtë sulm besohet të jenë pjesëtarë të koalicionit islamist, përfshirë këtu edhe aleatin e Al-Qaedas në Siri, Jabhat al-Nusra.

Pushtimi i bazës është edhe një humbje tjetër e forcave qeveritare në provincën Idlib, pjesa dërmuese e së cilës tani kontrollohet nga kryengritësit që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Lajmet e fundit nga