LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama shkarkon djalin e tezes së Ilir Metës

9 Shtator 2015, 17:52, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit të Energjisë, Dorjan Duçkën. Ai është një njeri i afërt me kryeparlamentarin Ilir Meta, mësohet se Duçka është djali i tezes së tij.

Dorian Duçka është gjithashtu kunati i kryetarit të Bashkisë së Beratit, Petrit Sinajt.

Mesa duket kushërinjtë, krushqia, janë kasta që emërohet në poste të larta drejtuese nga kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili së fundi është perfshirë në akuza të forta për korrupsion në lidhje me mbledhjet e borxheve të kompanisë CEZ.

Ndoshta përplasja Rama-Meta vazhdon ende dhe ka shkuar tek të afërmit e Ilir Metës, ose nje skandal i fshehur ka bërë të pashmangshëm largimin e Duçkës nga detyra.

 

Lajmet e fundit nga